KLINIKA E SYVE DEmed
Sytë tuaj meritojnë më të mirën!
Klinika DEmed ofron një spektër të gjërë të ekzaminimeve dhe trajtimeve standarde të syrit dhe njihet për ofrimin e një sërë të procedurave kirurgjike të avancuara. Në mesin e tyre, operacioni i kataraktës, operacioni i glaukomës, trajtimet e ndryshme të syrit me laser, intervenimet e retinës, implantimet e lenteve Premium për një jetë pa syze.
Të gjitha trajtimet janë të bazuara në standardet më të larta të mjekësore, të quajtura standarde të arta. Përfitoni nga përvoja jonë dhe pajisjet më moderne të ditëve të sotme. Mjekët oftalmologë në klinikën DEmed ju mirëpresin t’ju shoqërojnë dhe qëndrojnë afër gjatë trajtimit tuaj.
Hë | 8:00 | 19:30 |
Ma | 8:00 | 19:30 |
Më | 8:00 | 19:30 |
Enj | 8:00 | 19:30 |
Pr | 8:00 | 19:30 |
Sht | 8:30 | 14:00 |
Hë | 8:00 | 18:00 |
Ma | 8:00 | 18:00 |
Më | 8:00 | 18:00 |
Enj | 8:00 | 18:00 |
Pr | 8:00 | 18:00 |
Sht | 8:00 | 13:00 |
Me qëllim që të jemi në gjendje të mbajmë hapur klinikën gjatë pandemis së Covid-19, aplikohen rregullat e mëposhtme:
- Orari i punës së klinikës përditësohet në baza ditore.
- Termini i vizitës tuaj mbetet sipas caktimit të bërë.
Të gjitha caktimet e intervenimeve mbeten poashtu sipas dakordimit. Te ne, këto intervenime kryhen në dhoma të certifikuara dhe me nivelin më të lartë të sterilizimit.
- Konsultimi fillestar për “Një jetë pa syze” bëhet brenda orëve të video-konsultimit. Ne vazhdojmë t’ju ofrojmë konsultime fillestare, por vetëm në formë digjitale. Pas caktimit të terminit, ju do të pranoni një ‘vegëz-link’ për video-konferencë.
Poashtu, aplikohen edhe rregullat e mëposhtme:
Të gjithë pacientët të cilët kanë shenja të infeksionit me Corona/Covid-19, qoftë vet apo në rrethin e afërt, luten të mos hyjnë në klinikat tonë! Ju lutem na kontaktoni me telefon.
- Mbajtja e maskës është e domosdoshme në të gjitha dhomat!
- Ju lutem lani duart tuaj mirë, para se të hyni në klinikat tona.
- Nuk lejohen përcjellës në dhomat e pritjes.
Pas regjistrimit, kërkojmë nga përcjellësit tuaj që të presin para apo afër klinikës. Ne do ta kontaktojmë personin që ju përcjell sapo të kreni kryer vizitën në klinikën tonë.
Kërkojmë nga ju që mos të shtrëngoni duart me tjerët gjatë përshëndetjes.
- Ju lutem mbani distancën e nevojshme me stafin tonë dhe pacientët tjerë.
Qëndroni të shëndetshëm.
Ekipi juaj i DEmed.
BORDI MENAXHUES

Dr. Spec. MINIR ASANI
DREJTOR EKZEKUTIV
& DREJTOR KIRURGJIK
Dr. Minir Asani përfundoi trajnimin e tij si specialist i syve në shumë vende, përfshirë ish-Jugosllavinë, Gjermaninë dhe SHBA-të. Sot, numëron më shumë se 20 vite përvojë pune, në fushën e oftalmologjisë dhe kirurgjisë okulistike. Në vitin 2000, ai u bë rezident në Lünen, ku vazhdoi kualifikimin e tij profesional në fushën e oftalmologjisë. Dhe pikërisht Lünen, ishte vendi ku ai themeloi qendrën e parë të laserit të syve në rrethin e Unna-së. Fushat specialistike të Dr. Asanit në lëminë e oftalmologjisë, ndër të tjera përfshijnë kirurgjinë e kataraktës, kirurgjinë refraktive (metodën LASIK, implantimin e lenteve multifokale, lenteve torike, etj.) dhe trajtimin e Sindromit të syrit të thatë.
Dr. Asani është bashkëthemelues dhe partner menaxhues i klinikave të syrit dhe qendrave kirurgjikale DOmed në Dortmund dhe Lünen.
Sot, ai ushtron profesionin e tij në klinikën DOmed Lünen, klinikën DOmed Westfalen dhe qendrën DOmed të syrit të thatë.
Dr. Asani është anëtar i shoqatave të oftalmologjisë në vijim:
- ISRS (International Society of Refractive Surgery)
- AAO (American Academy of Ophthalmology)
- BDOC (Bundesverband Deutscher Ophthalmo Chirurgen)
- ASCRS (American Society of Cataract and Refractive Surgery)
- ASCRS (American Society of Cataract and Refractive Surgery)
- AAO (American Academy of Ophtalmology)
- ISRS (International Society of Refractive Surgery)
- Bund Deutscher Operierender Augenärzte (Association of German Ophthalmic Surgeons)
- BVA/Berufsverband der Augenärzte (Professional Association of Ophthalmologists)
- DOG/Deutsche Ophthalmologische Gesellschaft (German Ophthalmological Society)
- DGII/Deutschsprachige Gesellschaft für Intraokularlinsen-lmplantation, interventionelle und refraktive Chirurgie (German Speaking Society for Intraocular Lens Implantation and Refractive Surgery)
- ESCRS (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
- KRC/Kommission für Refraktive Chirurgie Practitioner (Refractive Surgery Committee)
- WOA/Westfälische Operierende Augenärzte (Westphalian Ophthalmic Surgeons)
- VGA/Vereinigung Operierender Augenärzte (Association of Ophthalmic Surgeons)
KONSULTA FILLESTARE
Klinikat DEmed janë në gatishmëri t’ju ofrojnë konsulta mjekësore, me qëllim të informimit të pacientit lidhur me implantimin e lenteve intraokulare ose trajtimit me laser. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të eliminuar nevojën për syze dhe ne jemi të obliguar të gjejmë zgjidhjen ideale për rastin tuaj.
Jemi në shërbimin tuaj!
Ju, mund të na dërgoni E-Mail në:
info@de-med.org .
Ju, gjithashtu, mund të bëni:
rezervime.
Në konsultën fillestare që përfshin një ekzaminim primar bazik, ne do të përcaktojmë se cila procedurë kirurgjike refraktive është më e përshtatshme për rastin tuaj.
NJOFTIM
Të nderuar,
Ju njoftojmë se Klinika Gjermane e Syrit ka ndërruar adresën e saj duke u transferuar nga spitali Hygeia te Spitali Katolik në kuadër të KZM Tiranë. Ky ndryshim është bërë për të përmirësuar shërbimet dhe për të ofruar një mjedis më të mirë për pacientët.
Ju lutemi të merrni parasysh këtë ndryshim dhe të përdorni adresën e re për të kontaktuar Klinikën Gjermane të syrit në Tiranë.
Adresa e re është si vijon:
Klinika Gjermane e Syrit – Demed te KZM
Rruga: Ana Komnena
Tiranë, Shqipëri
Ju lutemi të azhurnoni të gjitha dokumentet dhe informacionet relevante me adresën e re të Klinikës. Nëse keni ndonjë pyetje ose nevojë për informacion shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit ose adresën e emailit të mëposhtme:
Telefoni:
+355 (0)69 60 82 771;
+355 (0)69 70 50 567;
+355 (0)69 70 50 568;
Emaili: info@kgjs.al
Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj dhe ju urojmë suksese në punën tuaj të përditshme.
Me respekt,
Dr. Minir Asani