TRAJTIMI ME INJEKSION
INTRAVITREAL (IVT)

Trajtimi me injeksion intravitreal, i njohur gjithashtu si IVT, është një metodë trajtimi ku medikamente të ndryshme injektohen në pjesën e brendëshme të syrit (trupin qelqor), kryesisht në baza ambulatore dhe në kushte operative. Është një nga metodat më moderne të trajtimit për sëmundjet e retinës, makulës dhe trupit qelqor. Mjekët e Klinikës Gjermane të Syrit e rekomandojnë IVT për pacientët në situatat akute që kërkojnë trajtim si:

PROCESI I TRAJTIMIT PËR IVT

Pas anestezionit lokal, ilaçi injektohet afërsisht 6 mm në lëngun qelqor duke përdorur një shiringë shumë të imët. Krahas administrimit të thjeshtë të medikamenteve, një implant gjithashtu mund të vendoset në sy, i cili shpërndan në mënyrë të barabartë përbërësin aktiv për një periudhë më të gjatë kohore. Kjo zvogëlon numrin e procedurave të nevojshme, veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike. Avantazhi i veçantë i IVT është reduktimi drastik i efekteve anësore të mundshme, pasi është një aplikim i lokalizuar që kërkon dozë sa më të ulët të përbërësit aktiv.

IVOM në trupin qelqor

VEGF BLLOKUESIT PËR TRAJTIMIN E AMD-së DHE RETINOPATISË DIABETIKE

Për një kohë të gjatë, degjenerimi makular eksudativ i lidhur me moshën ishte përgjegjës për gjysmën e rasteve të vërbimit. Fillimi i trajtimit me medikamente të injektueshme në lëngun qelqor ka përmirësuar ndjeshëm perspektivën për të prekurit: Të ashtuquajturit bllokues VEGF bllokojnë faktorin e rritjes endoteliale vaskulare (VEGF), duke frenuar kështu rritjen vaskulare (angiogjenezën).

Kjo ndalon përkeqësimin e shikimit te shumica e pacientëve me degjenerim makular të lidhur me moshën dhe përmirëson cilësinë e shikimit te rreth 50% të pacientëve. Megjithatë, kjo metodë nuk mundëson rivendosjen e zonave të retinës që janë shkatërruar. 

VEGF BLLOKUESIT PËR TRAJTIMIN E AMD-së DHE RETINOPATISË DIABETIKE

  • Ranibizumab
    Që nga shkurti i vitit 2007, Ranibizumabi, një medikament derivat i Avastin® (Bevacizumab) (shih më poshtë), është miratuar posaçërisht për përdorim në sy. Ky medikament shitet me emrin e markës Lucentis® dhe është zhvilluar për trajtimin e patologjive të syrit. Lucentis® është aprovuar për trajtimin e AMD-së eksudative, edemës makulare diabetike, edemës makulare në pacientët me BRVO dhe CRVO, neovaskularizimit horoidal në pacientët me miopi të rëndë dhe neovaskularizimit horoidal të lidhur me sëmundje të rralla.
  • Aflibercept
    Është medikament i ri, i cili në Gjermani është miratuar që nga nëntori 2012 për përdorim në sy te pacientët e rritur në moshë. Ashtu si Lucentis®, ky medikament është krijuar posaçërisht për përdorim në sy dhe mbanë emrin e markës Eylea ® (Aflibercept). Mënyra e veprimit të afliberceptit është e njëjtë me atë të ranibizumab (Lucentis®), i cili u miratua në 2007. Eylea® është miratuar për trajtimin e të rriturve me AMD eksudative, edemë makulare diabetike, neovaskularizim horoidal në pacientët me miopi të rëndë dhe edemë makulare në pacientët me BRVO dhe CRVO.
  • Bevacizumab
    Ky medikament i lidhur me Lucentis® (ranibizumab) është përdorur shpesh dhe me rezultate pozitive trajtimi në Gjermani që nga viti 2005 dhe në pjesën tjetër të botës për trajtimin e AMD eksudative. Avastin® (bevacizumab) fillimisht u zhvillua për trajtimin e tumoreve (ku paraqitet rritja e enëve të reja të gjakut) dhe është miratuar për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme tumorale nën emrin Avastin® (bevacizumab). Përdorimi i Avastin® (bevacizumab) është “përdorim i pa aprovuar”, që nënkupton përdorimin e ilaçit në një zonë aplikimi që nuk është miratuar nga ligji farmaceutik. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se mjekët nuk lejohen të përdorin ilaçin për sytë.
  • Ozurdex® (Dexamethasone implant)
    Ozurdex® është një bartës i medikamentit i cili vendoset brenda syrit dhe më pas jep përbërësin aktiv të deksametazonit, një kortikosteroid, për një periudhë më të gjatë kohore (4-6 muaj). Ilaçi Ozurdex® (implant Dexamethasone) është miratuar posaçërisht në Gjermani që nga viti 2010 për përdorim në sy për trajtimin e edemës makulare te pacientët me okluzion të venës së retinës, edemës makulare diabetike dhe që nga viti 2011 për trajtimin e edemës makulare te pacientët me uveit intermediar/të pasëm.
  • ILUVIEN 190 microgram (intravitreal corticosteroid implant)
    Iluvien është një terapi “e linjës së dytë” e indikuar për trajtimin e pacientëve me dobësim të shikimit shoqëruar me edemë makulare kronike diabetike, të cilat nuk i përgjigjen mjaftueshëm trajtimeve të tjera në dispozicion.