KIRURGJIA - ESTETIKE

KIRURGJIA E KAPAKËVE

Me kalimin e moshës, lëkura rreth syve dobësohet. Struktura e indit lidhor të syve humb elasticitetin e saj, depozitohet lagështia dhe fytyra shfaqet gjithnjë e më e tendosur. (fjalët kyçe  janë “ kapakët e varur” dhe “qeskat poshtë syve”).

Qëllimi i korrigjimit të kapakëve është rikthimi i syrit në pamjen e tij origjinale.

Korrigjimi i kapakut zgjat rreth 60 minuta. Rezultati i suksesshëm është i dukshëm vetëm pas disa ditësh dhe ju jep një pamje dukshëm më vitale.

BOTOX DHE ACIDI HIALURONIK

Muskujt e mimikës së fytyrës tendosen dhe e tërheqin lëkurën e fytyrës sipër tyre pafundësisht herë në ditë. Në zonat e fytyrës të cilat janë veçanërisht të prekura nga muskujt e mimikës, si pjesa e ballit dhe e syve, ky efekt çon në ndryshime të përhershme në lëkurë – formimi i rrudhave. Shembuj tipikë janë linjat horizontale të ballit, linjat e vetullave ose linjat e të qeshurës.

Për të trajtuar rrudhat e padëshiruara në të gjithë fytyrën, mund të injektohet një sasi e vogël e toksinës botulinum. Toksina botulinum zvogëlon aktivitetin e muskujve në zonat e synuara të fytyrës, të cilat  përcaktohen saktësisht paraprakisht. Kjo në mënyrë efektive redukton formimin e rrudhave. Falë aktivitetit të zvogëluar të muskujve, lëkura në këtë zonë i nënshtrohet tendosjes dukshëm më të vogël, duke rezultuar në reduktim të qëndrueshëm të formimit progresiv të rrudhave. Toksina botulinum jo vetëm që ka efekt shpejt të dukshëm për trajtimin e rrudhave, por gjithashtu ka efekt profilaktik në terma afatmesëm dhe afatgjatë në rritjen dhe formimin e rrudhave.

Efekti fillon pas 10-14 ditësh dhe zgjatë përafërsisht katër deri në gjashtë muaj.

Në rastet e rrudhave të thella mund të përdoret një trajtim i kombinuar me acid hialuronik.

Acidi hialuronik është një agjent natyral që lidh lagështinë në indin nënlëkuror, i cili prodhohet vazhdimisht nga trupi i njeriut. Në mënyrë natyrale e shtrinë lëkurën e re në sipërfaqe, duke e bërë atë të duket e fortë. Me kalimin e moshës, prodhimi i acidit hialuronik ngadalësohet, elasticiteti i lëkurës zvogëlohet dhe rrudhat fillojnë të formohen. Futja e acidit hialuronik mund të ndihmojë për të kompensuar këtë. Lëkura shtrëngohet natyrshëm në vendin e dëshiruar nga agjenti që lidhë lagështinë dhe kështu rrudhat zhduken. Përveç kësaj, acidi hialuronik mund të përdoret gjithashtu si mbushës(filler) për buzë të bukura.