KIRURGJIA LASERIKE E SYRIT

KIRURGJIA LASERIKE REFRAKTIVE

Kirurgjia refraktive nënkupton korrigjimin laserik të gabimeve refraktive duke ndryshuar fuqinë refraktive të syrit. Qëllimi i ndërhyrjeve të tilla është rimodelimi i sipërfaqes së syrit apo kornesë, në mënyrë që drita apo imazhet të arrijnë sërish një fokus të qartë pa patur nevojë për syze apo lente kontakti.

PËRPARËSITË E KIRURGJISË REFRAKTIVE

Procedurat, teknologjia dhe instrumentet e kirurgjisë refraktive i janë nënshtruar zhvillimit dhe avancimit të vazhdueshëm gjatë viteve të fundit, ashtu që tani në shumë raste,  konsiderohen si një alternative reale ndaj mbajtjes së syzeve dhe lenteve të kontaktit, dhe ofrojnë një përvojë krejtësisht të re. Në shumë situata, mbajtja e syzeve është mjaft e vështirë, sidomos në kryerjen e aktiviteteve të përditshme të punës, në kohën e lirë apo gjatë aktiviteteve sportive. Kirurgjia refraktive mundëson realizimin e ëndrrës për një pamje të mirë pa ndihmën e syzeve apo lenteve të kontaktit. Sidoqoftë, përzgjedhja e procedurës adekuate dhe përjashtimi i kundërindikacioneve të mundshme, kërkon ekzaminim të detajuar diagnostik. Çdo sy është i ndryshëm dhe çdo pacient ka karakteristika individuale që duhet të mirren parasysh.

Në faqet e mëposhtme, ne ju japim një përmbledhje të mundësive të kirurgjisë refraktive. Në klinikat tona DEmed, të gjitha intervenimet kryhen me standardet më të larta të kualitetit. Ne përdorim vetëm gjeneratat e reja të teknologjisë dhe instrumenteve. Përvoja shumëvjeçare e mjekëve tanë në fushën e kirurgjisë së syve, si dhe edukimi i vazhdueshëm mjekësor, mundëson një siguri maksimale të trajtimit.

QENDËR REFERENTE PËR KIRURGJI LASERIKE TË SYRIT

Nga viti 2018, klinika jonë DEmed është e vetmja klinikë në rajon – Qendër Referente e Alcon për kirurgji laserike.

MËSO MË SHUMË PËR METODAT TONA TË KIRURGJISË LASERIKE TË SYVE

FEMTO-LASIK

Metoda Femto, aktualisht konsiderohet si procedura më e avancuar për trajtimin e shkurtpamësisë dhe largpamësisë, si dhe crregullimit të astigmatizmit. Me këtë metodë, LASIK është i mundur edhe pa instrumente mekanike.

CONTOURA-VISION-LASIK (CUSTOM LASIK)

Trajtimi me CUSTOM LASIK kryhet në klinikë me sistemin më të fundit dhe më të shpejtë të laserit excimer të sotëm në mbarë botën. Në varësi të llojit dhe shkallës së gabimit refraktiv, ne do të përdorim metodën klasike ose metodën Contoura Vision LASIK.

LASIK XTRA WITH KXL-SYSTEM

Kjo është një procedurë shtesë opsionale për trajtimet LASIK, të cilat mund të kryhen pas operacionit LASIK. Është projektuar për të siguruar një stabilitet të qëndrueshëm të kornesë.

STREAMLIGHT TRANS-PRK

Metoda Streamlight Trans-PRK, e cila shpesh quhet edhe metoda “Pa prekje PRK”, heq sipërfaqen e kornesë duke përdorur teknologjinë më të fundit laserike. Kjo metodë mund të aplikohet me saktësi të lartë me laserin excimer, duke lejuar që plaga të shërohet më shpejt.

PRK (PHOTOREFAKTIVE KERATEKTOMIE)

Kjo formë trajtimi është veçanërisht e përshtatshme për pacientët, të cilët nuk janë të përshtatshëm për trajtimin FEMTO-LASIK sepse kornea është shumë e hollë. Pas vetëm disa javësh, shikimi i plotë rikthehet pa syze ose lente kontakti.