FEMTO-LASIK

TRAJTIMI INOVATIV KIRURGJIK I SYRIT - LASIK

Metoda LASIK konsiderohet si procedura e deritanishme më inovative dhe e sigurtë për korrigjimin e shkurtpamësisë, largpamësisë apo astigmatizmit.

Ndryshe nga rasti i procedurës konvencionale LASIK, flap-i i kornesë nuk krijohet duke përdor mikrokeratom (i cili përdor një mikro-skalpel), por flapi krijohet me një laser (d.m.th pa mikro-skalpel) me një precizitet të lartë dhe pa kontakt, i ashtuquajturi femtosecond laser.

LASIK tani për herë të parë, mund të kryhet tërësisht pa pajisje mekanike.

Avantazhi kryesor: Ne arrijmë rezultate të sakta dhe procesi i shërimit është më i shpejtë. Flapi ri-lidhet vetvetiu dhe shikimi i plotë rikthehet vetëm disa orë pas operacionit.

Metoda LASIK-Xtra si një metodë opsionale, mund të kryhet më pas për të minimizuar më tej probabilitetin e një regresioni refraktiv.

PËRPARËSITË E LASIK-UT

Kjo metodë trajtimi ofron shumë përparësi në krahasim me metodat e tjera të kirurgjisë së syrit dhe për paraqet metodën laserike më të kërkuar, për këto arsye:

  • Procedurë e shpejtë dhe pa dhimbje
  • Rikuperim i shpejtë i shikimit
  • Shërim i shpejtë dhe pa efekte anësore

PËR ÇFARË PËRDORET LASIK?

LASIK mund të përdoret për të trajtuar shkurtpamësinë deri në -8 dioptri dhe për të korrigjuar astigmatizmin deri në 3 dioptri ose për largpamësinë deri në +3 dioptri. Brenda këtyre kufijve, metoda LASIK konsiderohet e sigurtë, e besueshme dhe e vërtetuar shkencëtarisht. LASIK ofron rezultate afatgjate dhe komplikimet në një fazë të mëvonshme janë pothuajse të pamundura. Për më shumë se 20 vite, LASIK-U është përdorur rregullisht si një trajtim i sigurtë i pengesave të shikimit afër ose larg.

PËRPARËSITË E LASIK-UT

Femtosecond laser krijon flapin lamelar me anë të mijëra laser pulsimeve. Kirurgu ndjekë ecurinë e punës me precizitet të lartë, me anë të prerjes me laser, nëpërmjet mikroskopit kirurgjik dhe një monitori.

Përderisa në kirurgjinë konvencionale LASIK, gabimet refraktive korrigjohen duke hequr indin e kornesë me një laser excimer.

Në fund, flapi rivendoset dhe ngjitet përsëri.

KIRURGJIA E SIGURT DHE E BESUESHME E SYRIT ME FEMTO LASIK PREMIUM – E PERDORUR NGA NASA DHE MARINA e SHBA-ve

Femto LASIK (i quajtur edhe Femtosecond LASIK ose Laser-LASIK) u zhvillua në SHBA në vitin 2001. Edhe agjencia amerikane NASA është mbështetur në Femto LASIK për trajtimin e gabimeve refraktive, tek astronautët e tyre që nga shtatori 2007. Që atëherë, NASA merr në konsideratë aplikantët, që kanë pasur gabime refraktive të trajtuara me LASIK.

Më parë, Marina e SHBA-së dhe Forcat Ajrore kishin miratuar tashmë, trajtimin Femto LASIK tek pilotët e avionëve.

FEMTO LASIK – MËNYRA E ZGJEDHJES TË TRAJTIMIT PËR GABIMET REFRAKTIVE TË MËPOSHTME

PËR ÇFARË PËRDORET LASIK?

 
WaveLight® customised treatment option
Indication
Wavefront Optimized®
Custom-Q®
Wavefront-guided
(Analyzer)
Topography-guided
(Topolyzer Vario)
Topography-guided
(Ocukyzer II)
Myopia
-14 dpt
-14 dpt
-12 dpt
-14 dpt
-14 dpt
Hyperopia
+6 dpt
+6 dpt
+6 dpt
+6 dpt
+6 dpt
Astigmatism
-6 dpt bis +6 dpt
-6 dpt bis +6 dpt
-3 dpt bis +3 dpt
-6 dpt bis +6 dpt
-6 dpt bis +6 dpt
Mixed astigmatism
6 dpt
6 dpt
3 dpt
6 dpt
6 dpt
Presbyopia
 
 
 
 
 
Refractive improvements
 
 
 
 
 
Ocular aberrations
 
 
 
 
 
Corneal irregularities
 
 
 
 
 
Small optical zones
 
 
 
 
 
Decentrations
 
 
 
 
 
Suboptimal corneal asphericity
 
 
 
 
 

Mundësia e trajtimit varet nga trashësia e kornesë dhe madhësia e zonës optike, dhe kjo mund të ndryshojë varësisht nga vendi në vend.

ORIGJINA DHE HISTORIA E LASIK-UT

Si metodë për kirurgjinë e syve, LASIK u patentua për herë të parë nga mjeku gjerman Josef Bille. Në vitin 1989, doktori grek Ioannis Pallikaris kreu operacionin e parë LASIK në sy.

Për më shumë se 20 vjet tani, LASIK është përdorur rregullisht dhe në mënyrë të besueshme si një trajtim i sigurt i problemeve të shkurtpamësisë, largpamësisë dhe astigmatizmit.

PËRZGJEDHJA E METODËS OPTIMALE TË TRAJTIMIT

Për të gjetur trajtimin optimal për sytë tuaj, kërkohet një ekzaminim paraprak i detajuar. Më pas vijon një konsultim, ku do të sqarohen në detaje pyetjet dhe paqartësitë tuaja.

MËSO MË SHUMË PËR METODAT TONA TË KIRURGJISË LASERIKE TË SYVE

CONTOURA VISION LASIK / CUSTOM LASIK

Teknologjia më e fundit laser excimer quhet gjithashtu CUSTOM LASIK. Duke hequr një dioptri në vetëm 1.4 sekonda, konsiderohet laseri më i shpejtë excimer në botë. Avantazhi: Koha e shkurtër e trajtimit, nënkupton cilësi më të mirë.

LASIK XTRA ME SISTEM KXL

LASIK Xtra është një procedurë e përshpejtuar cross-linking, e cila kryhet me metodën LASIK ose PRK. Më shumë se 80.000 operacione deri më sot nënvizojnë suksesin e saj. Në veçanti, pacientët më të rinj me miopi të lartë dhe korne të butë mund të përfitojnë nga LASIK Xtra.