CONTOURA-VISION-LASIK
CUSTOM LASIK

CONTOURA-VISION-LASIK ndryshe njihet si CUSTOM LASIK

Klinika gjermane e syrit punon me sistemin më inovativ të laserit excimer në botë, EX500 nga Wavelight/Alcon. Duke larguar një dioptri në vetëm 1.4 sekonda, ai konsiderohet laseri më i shpejtë excimer në botë. Avantazhi juaj në këtë rast? Periudha e shkurtër e trajtimit nënkupton cilësi më të mirë. Përveç kësaj, sistemi ofron të gjitha funksionet që duhet të ofrojë një laser modern excimer: shpërndarje optimale e pulsit për rregullimin e temperaturës në inde gjatë trajtimit, si dhe trajtim të kontrolluar nga fronti valor ose topografia.

CILI ËSHTË NDRYSHMI NGA LASIK "NORMAL"?

Trajtimi me “Normal” LASIK bazohet në matje që përdoren për të përcaktuar se cilat syze ose lente kontakti ju nevojiten. Kjo vlerë shprehet në dioptri (p.sh. –3 dioptri).

Te trajtimi “Special” LASIK, nga ana tjetër, kornea përpunohet në mënyrë të barabartë për të marrë një korrigjim të qëndrueshëm të vlerës së përcaktuar të dioptrës. Në këtë mënyrë, mund të merren parasysh edhe devijimet e vogla në fuqinë refraktive të syrit ose kornesë që ndodhin vetëm në një sektor.

PROCEDURA TEKNIKE E TRAJTIMIT ME LASIK CONTOURA VISION

Contoura Vision LASIK është një zhvillim i mëtejshëm i LASIK “normal”. Një e ashtuquajtur pajisje topografike nuk përcakton një vlerë të vetme, por matë fuqinë refraktive të syrit në shumë pika të ndryshme.

Fillimisht një imazh projektohet në korne me pajisjen topografike. Reflektim i këtij imazhi përdoret më pas për të kryer matjen. Pajisja e cila përmban një sistem lensi të veçantë analizon dritën e reflektuar nga kornea. Nëse pacienti ka shikim të mirë, drita reflektohet në vijë të drejtë. Mirëpo, në rast të një gabimi refraktiv, reflektimi do të jetë i parregullt, i krahasueshëm me një hartë topografike. Kjo tregon saktësisht se cilët sektorë të kornesë kërkojnë një trajtim të shënjestruar me laser për të përmirësuar shikimin.

Të dhënat e marra futen në një formulë matematikore, rezultatet e së cilës kirurgu i përdorë për të programuar laserin. Me këtë metodë, është e mundur të reduktohet shtrirja e ablacionit të kornesë. Megjithatë avantazhi kryesor i Contoura Vision LASIK është ruajtja ose përmirësimi i shikimit në kushte  muzgu pas operacionit refraktiv.

"NORMAL" LASIK apo "CUSTOM" CONTOURA VISION LASIK?

WaveLight Contoura-Vision Patientenbroschüre ©2019 Alcon

Se a preferohet kjo procedure ndaj LASIK-ut “normal”, varet nga lloji dhe manifestimi individual i gabimit refraktiv tek pacientidhe duhet të vëndoset tek secili rast rast individualisht pas një ekzaminimi të detajuar. Ne në klinikën Gjermane të syrit, ne zgjedhim opsionin që premton rezultatet më të mira për pacientin.

Klinika gjermane e syrit është e pajisur me laserin më modern të syve.