LASIK XTRA ME SISTEM KXL

LASIK Xtra është një procedurë e përshpejtuar cross-linking e cila kryhet e ndërlidhur me operimin LASIK ose PRK. Më shumë se 80 000 operime deri më sot janë kryer me sukses.

KUR ËSHTË E MUNDUR TË BËHET LASIK XTRA?

Procedura LASIK Xtra mund të përdoret për pothuajse të gjitha operimet e syve të kryera përmes LASIK ose PRK. Ndër të tjera, këtu përfshihet edhe trajtimi i  largpamësisëshkurtpamësisë ose astigmatizmit, me kusht që kornea të jetë e përshtatshme.

PSE DUHET TË ZGJEDH LASIK XTRA?

Në operimet LASIK, krijimi i flap-it ndikon në biomekanikën e kornesë. Si pasojë, rezultati i operimit mund të zvogëlohet me kalimin e kohës. Kurse procedura e përshpejtuar e cross-linking e përdorur në LASIK Xtra i ofron kornesë një stabilitet biomekanik shtesë, i cili mund të parandalojë një regresion refraktiv.

ÇFARË DO TË THOTË SISTEMI KXL DHE VIBEX XTRA?

E thënë thjesht, sistemi KXL është një llambë UV. Drita ultraviolet (UV) emetohet edhe nga dielli gjithashtu. Në këtë rast, rrezatimi UV i sistemit KXL përdoret për të aktivizuar VibeX Xtra, një tretësirë e vitaminës B2.

KUR REKOMANDOHET LASIK XTRA?

Në veçanti, pacientët më të rinj në moshë me shkurtpamësi të rëndë dhe korne ende të butë mund të përfitojnë nga LASIK Xtra. Aplikimi profesional i kësaj metode pas një operimi LASIK të syrit mund të zvogëloj edhe më tej rrezikun e dëmtimeve pasuese.

CILAT JANË AVANTAZHET E LASIK XTRA?

LASIK Xtra i siguron kornesë një stabilitet të ri shtesë. Kjo ka një efekt mbështetës afatgjatë në rezultatin e trajtimit me LASIK.

SA KUSHTON LASIK XTRA?

Kosto e saktë mund të përcaktohen vetëm pasi të shqyrtohet rasti juaj individual. Mezi presim të dëgjojmë nga ju!

PROCEDURA KIRURGJIKE:

Si fillim, një operim i rregullt LASIK kryhet me laser excimer. Pas operimit LASIK, flapi i krijuar do të mbetet i hapur. VibeX Xtra aplikohet në sipërfaqen e kornesë së trajtuar me laser. Pas 60 sekondash ajo zonë shpëlahet dhe flapi mbyllet. Më në fund, zona do të ekspozohet ndaj rrezeve UVA për të stabilizuar kornenë.