TRAJTIMI I SYVE ME PRK LAZER

KERATEKTOMI REFRAKTIVE FOTOABLATIVE

PRK është metoda më e vjetër e trajtimit me laser e cila kryhet në baza rutinë. Ngjashëm me metodën Femto LASIK, laseri excimer përpunon drejtpërdrejt kornenë në metodën PRK. Megjithatë, ndryshimi me Femto LASIK, është se në këtë rast nuk krijohet asnjë flap korneal por shtresa epiteliale largohet plotësisht në zonën e trajtuar. Shtresa e larguar do të rigjenerohet brenda pak ditësh.

Përparësitë e operimit të syrit me metodën PRK:

  • Jashtëzakonisht i sigurt
  • Çmimi relativisht i ulët
  • Përvoja shumëvjeçare për shkak të operimeve të shumta në mbarë botën

Disavantazhet e trajtimit me lazer PRK:

  • Procesi më i gjatë i shërimit
  • Tharja e syve

Për të arritur një përmirësim të qëndrueshëm të rezultateve, procesi i shërimit mund të përmirësohet në mënyrë opsionale me LASIK Xtra.

TRAJTIMI I SYVE PRK LAZER (KERATEKTOMI REFRAKTIVE FOTOABLATIVE)

PRK (keratektomia fotorefaktive) është një procedurë që përdoret për shembull kur kornea është shumë e hollë për një operacion LASIK.

PROCEDURA E KIRURGJISË SË SYVE ME PRK

Për procedurën PRK, shtresa më e lartë e kornesë, pra i ashtuquajturi epiteli (një shtresë e përbërë nga 5 shtresa qelizore) shkëputet dhe shtyhet mënjanë.

Kornea më pas trajtohet me laser excimer dhe modelohet derisa të arrihet niveli i korrigjimit të kërkuar.

Pas trajtimit me laser excimer, syri mbrohet me lente kontakti terapeutike.

TRAJTIM I SYVE ME PRK LASER

Në përgjithësi, të dy sytë operohen në të njëjtën ditë. Krahasuar me LASIK, procesi i shërimit është pak më i gjatë dhe mund të zgjasë deri në një javë. Ju nuk duhet të planifikoni të punoni dhe vozitni makinë, derisa të keni rifituar shikimin e plotë. Normalisht nuk duhet të keni ndonjë dhimbje.

KUR DO TË PËRMIRËSOHET SHIKIMI PAS TRAJTIMIT ME PRK?

80% e shikimit tuaj mund të kthehet vetëm disa ditësh; rikthimi i plotë i shikimit tuaj pa syze ose lente kontakti normalisht do të ndodhë pas disa javësh.

PËR KË REKOMANDOHET TRAJTIMI I SYVE ME PRK LAZER?

PRK rekomandohet veçanërisht për pacientët tek të cilët trajtimi me LASIK nuk është i mundur për shkak të kornesë shumë të hollë.

PRK MUND TË PËRDORET PËR TË TRAJTUAR GABIMET E MËPOSHTME REFRAKTIVE:

AMETROPIADIOPTRIA
Trajtimi PRK i shkurtpamësisë
deri në afërsisht -8 dpt
Trajtimi PRK i largpamësisë
deri në afërsisht +3 dpt
Trajtimi PRK i astigmatizmit
deri në afërsisht -6 dpt