KIRURGJIA E GLAUKOMËS
MËSONI MË SHUMË PËR METODAT TONA TË KIRURGJISË SË GLAUKOMËS:
KIRURGJIA MINIMALE-INVAZIVE E GLAUKOMËS (MIGS)
Me kirurgjinë minimale invazive të glaukomës (MIGS), presioni intraokular i cili është faktori më i rëndësishëm i rrezikut të glaukomës ulet.
TRABEKULOPLASTIA LASER SELEKTIVE- SLT
Në këtë procedurë të shkurtër, pa dhimbje, indi në rrjetën trabekulare të këndit të drenimit trajtohet me laser, në mënyrë që lëngu intraokular të rrjedhë më mirë, duke e ulur kështu presionin intraokular.
CIKLOFOTOKOAGULIMI
Në një procedurë ciklofotokoagulimi, një rreze laser shkakton atrofinë e të ashtuquajturit trup ciliar, i cili prodhon lëngun e syrit. Kjo shkakton reduktimin e prodhimit të ujit të syrit dhe rezulton në ulje të presionit intraokular.
YAG IRIDOTOMIA
YAG Iridotomia përdoret për të krijuar vrima drenimi të lëngut intraokular në mënyrë që të stabilizohet presioni ntraokular.
Kanaloplastika
Kanaloplastika është një intervenim relativisht i ri që bëhet te glaukoma, ku mjeku me ndihmën e një mikrokateteri mundëson hapjen e kanaleve me qëllim të rivendosjes së rrjedhjes natyrale të lëngut të brendshëm të syrit. Klinika DEmed kryen këtë intervenim nga viti 2008 dhe është e vetmja klinikë në rajon që kryen këtë intervenim.
Trabekulotomia me mikrokateter
Ky intervenim është i vetmi intervenim që siguron sukses të glaukomat kongjenitale. Me ndihmën e një mikrokateteri bëhet trajtimi i defekteve të lindura të këndit iridokorneal. Intervenim shumë specifik, por me rëndësi të jashtëzakonshme për të siguruar sukses te glaukomat kongjenitale. Klinika DEmed është ndër klinikat e rralla në Evropë që kryen këtë intervenim.