KIRURGJIA MINIMALE-INVAZIVE E GLAUKOMËS (MIGS)

Me kirurgjinë minimale invazive të glaukomës (MIGS), presioni intraokular i cili është faktori më i rëndësishëm i rrezikut të glaukomës ulet. Këto janë procedura të sigurta, të besueshme dhe efektive që mund të kryhen me anë të një prerje jashtëzakonisht të vogël të kornesë.

GLAUKOS ISTENT INJECT™

Evitimi i rrugës kryesore që ka shkaktuar bllokimin e drenimit, rrjetës trabekulare në sy, konsiderohet si një qasje fiziologjike dhe logjike për uljen e presionit intraokular. Stentet e vogla implantohen përmes rrjetës trabekulare në kanalin e Schlemmit. Me një injektor special, dy stenta mund të vendosen në një hap.

Studimet nga testimi i presionit intraokular te pacientët me glaukomë të lehtë deri në atë mesatarisht të rëndë me dozë të reduktuar ose edhe tërësisht pa medikamente tregojnë se iStent inject™ mund të reduktoj presionin intraokular. Për pacientët, këto mundësi të reja kirurgjikale mund të nënkuptojnë një rritje të cilësisë së jetës kurse për mjekët ka më pak arsye  për t’u shqetësuar për problemet e vogla të pikave.

ISTENT INJECT™ Animacioni

PROCEDURA E KIRURGJISË MINIMALE-INVAZIVE TË GLAUKOMËS

PARA OPERIMIT

Ju duhet të vazhdoni përdorimin e pikave për sy të përshkruara deri në operim, përveç nëse specialisti juaj ju ka këshilluar ndryshe. Para operimit, ne do ti shikojmë të gjitha medikamentet që ju aktualisht po përdorni. Është e obligative që të sillni listen e medikamenteve që aktualisht përdorni në takimin tuaj pre-operativ, ku gjithashtu do t’ju kërkohet që t’i përgjigjeni pyetjeve për çdo sëmundje të mëparshme.

GJATË OPERIMIT

Procedura iStent inject® normalisht kryhet nën anestezion lokal. Nëse merrni vendim që të vendosni një iStent inject®  në të njejtën kohë me operimin e kataraktës, ne do të bëjmë implantimin e iStent inject® pas largimit të kataraktës. Ju nuk do ta shihni dhe as nuk do ta ndjeni implantin.

PAS OPERIMIT

iStent inject® mund të implantohet me një procedurë ambulatore; kjo do të thotë që ju mund të ktheheni në shtëpi direkt në ditën e operimit. Pas operimit ju do të merrni antibiotikë dhe pika antiinflamatore për sy. Gjithashtu do t’ju caktohet një termin për kontroll në ditën e nesërme pas operimit.

Koha e rikuperimit është normalisht e shkurtër, por ne ju rekomandojmë që të mos punoni për disa ditë. Ju gjithashtu duhet të evitoni kryerjen e ndonjë aktiviteti të mundimshëm fizik si sporti, ngritja e peshave të rënda ose ushtrime të tjera të lodhëshme fizike që do të ju ngritin presionin intraokular të syve (IOP).