KATARAKTA - OPERACIONI
Turbullimi i thjerrëzest së syrit, e cila normalisht është transparente, njihet si katarakt.
Operimi i kataraktës është një nga operimet më të zakonshme. Në Kliniken Gjermene të Syrit, kemi shumë eksperiencë në kryerjen e operimit të kataraktës sepse këtë intervenim e kryejmë rregullisht. Intervenimi i tillë është me rrezik shumë të ulët dhe jashtëzakonisht premtues.
TRAJTIMI I KATARAKTËS
Për kataraktën nuk ka trajtim me terapi medikamentoze. Opsioni i vetëm i suksesshëm i trajtimit është operimi. Koha e përshtatshme për intervenim varet nga momenti kur pacienti ndjen rënje të kualitetit të jetës nga dobësimi i shikimit. Përderisa në të kaluarën operimi i kataraktës zakonisht kryhej në faza shumë të avancuara, sot operimi i kataraktës mund të kryhet atëherë kur të konfirmohet diagnoza dhe të ketë filluar dobësimi i shikimit.
MËSONI MË SHUMË PËR METODAT TONA TË KIRURGJISË SË KATARAKTËS
KIRURGJIA E KATARAKTËS ME FEMTO
Ne përdorim metodën kirurgjikale më të fundit me femtolaser, e cila na mundëson të implantojmë lenten artificiale pa përdorimin e një prerësi tradicional (scalpel).
Ne e përdorim këtë metodë për trajtimin e kataraktës dhe presbiopisë.
PROCEDURA MANUALE
Në këtë formë të trajtimit operativ të kataraktës, largohet thjerrëza e turbullt nga syri dhe zëvendësohet me një lente artificiale të pastër. Kjo lejon që drita të arrijë pa pengesa në retinë, duke e rikthyer edhe një herë shikimin e qartë.
KATARAKTA SEKONDARE
Kataraktat sekondare shkaktohen nga kalcifikimi ose turbullira e kapsulës së pasme të thjerrëzës.