KIRURGJIA E KATARAKTËS
Kirurgjia e kataraktës është procedura më e zakonshme kirurgjikale nga të gjitha disiplinat mjekësore; është gjithashtu një nga procedurat me rreziqet më të ulëta dhe përgjithësisht shumë e suksesshme.
Ajo jo vetëm që u kthen pacientëve shikimin e qartë; procedura gjithashtu mund të zvogëlojë apo edhe të eliminojë gabimet ekzistuese refraktive. Gjatë përshtatjes me efektin optik të thjerrëzave artificiale, pacientët në disa raste pas operimit do të kenë nevojë vetëm për syze të dobëta leximi. Kurse për pacientët që ëndërrojnë një jetë pa syze, ekziston edhe mundësia e implantimit të lenteve multifokale.
Operacioni kryhet në bazë ambulatore nën anestezi lokale. Si fillim, syri mpihet me pika. Procedura është pa dhimbje dhe zgjat jo më shumë se 10 minuta për sy. Njëherë intervenohet në një sy- kryesisht syri i prekur më rëndë trajtohet fillimisht. Kurse syri i dytë zakonisht operohet një deri në dy javë më vonë.
PARA DHE PAS OPERIMIT
Nëse intervenimi kryhet nën anestezi lokale ju nuk keni nevojë të merrni masa të veçanta përpara operimit. Kurse nëse operimi kryhet nën anestezion të përgjithshëm, ju duhet të respektoni me përpikëri udhëzimet e mjekut tuaj për moskonsumim të ushqimit dhe pijeve duke filluar gjashtë orë para operimit.
Menjëherë pas operimit, do të keni mundësi të rikuperoheni pak derisa të ndiheni mjaftueshëm mire për të shkuar në shtëpi. Nuk lejohet vozitja e makines direkt pas operimit dhe gjithashtu ju nuk duhet të përpiqeni të shkoni vetëm në shtëpi me transport publik. Më së miri është të planifikoni që familjarët ose miqtë tuaj të ju shoqërojnë ose të telefononi një taksi.
Klikoni këtu, për të mësuar gjithçka që duhet të dini për kujdesin pas operimit të kataraktës!

FRAGMENTIMI I LENSIT TË TURBULLT
Kirurgjia e kataraktës përbëhet nga dy hapa. Në hapin e parë, thjerrëza e turbullt largohet (kjo quhet fakoemulsifikimi). Në hapin e dytë, futet thjerrëza artificiale (thjerrëza intraokulare).

LARGIMI I LENSIT TË TURBULLT MË ANË TË THITHJES
Teknika e fakoemulsifikimit, kërkon një prerje të gjatë vetëm disa milimetra. Kapsula e thjerrëzës hapet. Bërthama e thjerrëzës më pas zbërthehet duke përdorur ultratinguj dhe pastaj thithet.

INSERTIMI I LENTEVE ARTIFICIALE
Nëpërmjet një prerje të vogël-incizioni (afërsisht 2 deri në 4 mm), një lente artificiale e vogël e palosur (IOL) e përbërë nga materiali i butë tani mund të futet në qesen kapsulare tashmë të zbrazët të lentës. Lentja do të shpaloset butësisht brenda syrit, ku fiksohet në vend me mbështetëse të vogla elastike. Në përgjithësi, prerja bëhet në mënyrë që të mos ketë nevojë të mbyllet me qepje, por të shërohet vetë.
THERRËZA NATYRALE DHE IOL MODERNE
Është vërtetuar shkencërisht se drita blu – si dhe drita UV – mund të dëmtojë retinën. Lensi natyral ka zhvilluar një mekanizëm mbrojtës kundër kësaj, duke e fituar një ngjyrë gjithnjë e më të verdhë pas moshës katër vjeç, në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e dëmtimit të retinës.
IOL-të moderne si p.sh. lentet artificiale AcrySof janë zhvilluar duke marrë si model lentet natyrale dhe për këtë arsye janë të pajisura me një filter ndaj dritës UV dhe dritës blu. Prandaj, lentet pas operimit të kataraktës do të shërbejnë gjithashtu si mbrojtje për retinën.