METODA PREMIUM E KIRURGJISË SË KATARAKTËS

Risia e fundit – trajtimi me laserin e sofistikuar LenSx

Për herë të parë, metoda më e re operative lejon implantimin e lenteve artificiale për trajtimin e kataraktës dhe presbiopisë pa përdorimin e teheve prerëse.

Shumica e hapave të nevojshëm për operimin e kataraktës tani mund të kryhen me ndihmën e një laseri. Kjo procedurë është e butë dhe jashtëzakonisht precize, pasi që kontrollohet në mënyrë automatike nga kompjuteri.

PROCEDURA LASER LENSX

Burimi i laserit të përdorur në procedurë përdor impulset femtosecond, të cilat dërgohen me saktësi në pozicionin e përcaktuar saktë në sy. Të gjitha proceset kirurgjikale kryhen me saktësi precize të kontrolluara nga kompjuteri. Për të marrë rezultate akoma më të sakta, një skaner i integruar lidh syrin tuaj me njësinë operative imazherike, në mënyrë që edhe kompjuteri laser LenSx ashtu edhe kirurgu operator të marrin imazhe të sakta në kohë reale gjatë gjithë kohës përgjatë intervenimit me laser.

PËRPARËSITË E LASERIT LENSX KRAHASUAR ME INSTRUMENTET KONVENCIONALE

Kirurgjia e kryer pa teknologji laserike kërkon prerje në sy dhe përdorim të instrumenteve konvencionale dhe skalpelit. Laseri LenSx kryen hapat më të rëndësishëm të operimit nëpërmjet laserit femtosecond të udhëzuar nga imazhi – një nga instrumentet më moderne LASER të këtij lloji; ai përdorë impulse laserike ultra të shkurtëra për të kryer incizionet e nevojshme në korne, për të krijuar qasje në thjerrëzën natyrale dhe për ta larguar butësisht atë – duke i kryer të gjitha hapat e nevojshëm me saktësinë më të lartë.

PËRPARËSITË E KIRURGJISË SË KATARAKTËS ME LASER

  • Laseri mundëson incizione më të sakta në korne (pa teh)
  • Stabilitet më i lartë i syrit
  • Saktësia nuk varet nga faktorë të jashtëm
  • Hapje më e saktë e kapsulës së përparme të lensit
  • Monitorim me video në kohë reale
  • Kontrollë gjatë trajtimit me OCT me rezolucion të lartë
  • 40% më pak energji e nevojshme ultrasonike për heqjen e lenteve natyrale
  • Korrigjimi i njëkohshëm i astigmatizmit është i mundur
  • Planifikimi më i saktë i procedurës dhe rezultatit kirurgjik
  • Vëndosja më precize e lentes artificiale për një shikim më të mirë

TË GJITHË KËTA HAPA TË OPERIMIT APLIKOHEN NGA LASERI FEMTOSECOND

Kapsuloreksi (hapja e kapsulës së lensit):
Me laserin femtosekond kapsuloreksi tani mund të realizohet saktësisht. Me këtë metodë, ndodhë shumë më rrallë që thjerrëza artificiale e implantuar në qesen kapsulare të del jashtë (të luksohet) ose të decentohet. Kjo nga ana tjetër rrit parashikimin për cilësinë e shikimit pas operimit. Gjithashtu, çarjet e kapsulës së përparme të lensit ndodhin më rrallë, duke siguruar besueshmëri më të lartë operative.

Kryerja e incizioneve të kornesë:

Lazeri femtosecond mundëson incizione precize të tunelit me shumë faza të riprodhueshme të cilat mbyllen më mirë se prerjet manuale. Kjo zvogëlon rrezikun e infeksionit duke rritur gjithashtu sigurinë dhe besueshmërinë operative.

Reduktimi i bërthamës së thjerrëzës (fragmentimi i bërthamës):

Kur kemi të bëjmë me një bërthamë jo shumë të fortë, lazeri femtosecond mund ta ndajë bërthamën e thjerrëzës në fragmente të vogla, të cilat më pas thjesht thithen. Në rastin e një bërthame më të fortë, ajo mund të copëtohet me laser dhe më pas të thithet me ‘phaco’ me energji të reduktuar.

Korrigjimi i astigmatizmit:

Korrigjimi manual i astigmatizmit – nëse bëhet – është jashtëzakonisht i pasaktë. Kështu që laseri femtosecond ofron rezultate shumë më të mira. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur punoni me lente multifokale, pasi ato japin rezultate të mira vetëm në rast të emetropisë postoperative.

Zëvëndësimi i lenteve me laserin femtosecond është më i sigurt, më i saktë dhe jep rezultate më të mira.