KUJDESI PAS KIRURGJISË SË KATARAKTËS
Syri i operuar mbulohet me yndyrë, e cila do të largohet mëngjesin tjetër. Shikimi juaj menjëherë do të jetë më i qartë se më parë.
Gjatë një periudhe prej tre deri në katër javë, ju duhet të përdorni antibiotikë dhe pika antiinflamatore për sy sipas recetës. Syri do të kontrollohet nga specialisti juaj i syrit në intervale të shkurtra kohore. Zakonisht, syri shërohet plotësisht pas gjashtë deri në tetë javë.
Syri i dytë mund të operohet përpara se syri tjetër të jetë shëruar plotësisht.
Në ditët e para pas operacionit duhet të shmangni stresin fizik dhe sportin. Gjatë periudhës së parë pas operimit, vizitat në pishinë ose saunë duhet gjithashtu të shtyhen. Kur bëni dush dhe pastroheni sigurohuni që sapuni të mos afrohet pranë syve. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që të përmbaheni nga shtypja ose fërkimi i syrit të operuar. Mund të shikoni TV që në fillim, pa kufizime. Megjithatë, nuk duhet të lexoni shumë gjatë ditëve të para.
Një i ashtuquajtur katarakt sekondar ose pas-katarakt nuk mund të parandalohet gjithmonë. Ndodh në rreth 20-30% të pacientëve pas operimit të kataraktës dhe nuk është një ndërlikim por një zhvillim normal. Kapsula e lensit që mban thjerrëzën artificiale e që në kushte normale është e qartë dhe transparente mund të mjegullohet me kalimin e kohës, duke rezultuar në shikim të turbullt.
Kështu do të formohet një membranë e imët, e cila quhet katarakt sekondare. Një trajtim i vogël me laser, ambulator dhe tërësisht pa dhimbje (laseri neodym YAG) do ta largojë këtë turbullim përgjithmonë me një procedurë të shpejtë dhe të pakomplikuar.
Vetëm 4 deri në 6 javë pas operimit të kataraktës është e mundur të caktohen syzet.
NEODYM YAG-LASER