KIRURGJIA E - KORNESË
Kornea e syrit përbëhet nga shtresa të ndryshme dhe e mbron syrin i cili është mjaft sensitiv.
Sëmundjet mund të rezultojnë në mjegullim të kornesë kështu që syri nuk mund të absorboj sasi të mjaftueshme të dritës.
Mundësitë që ofron kirurgjia moderne e kornesë, u ofrojnë pacientëve perspektivë suksesi edhe për sëmundjet të cilat vetëm pak vite më parë do të kishin çuar në përkeqësim të konsiderueshëm të shikimit.
MËSONI MË SHUMË PËR METODAT TONA TË KIRURGJISË SË KORNESË:
CROSS-LINKING
Qëllimi kryesor i metodës së cross-linking në oftalmologji është trajtimi i keratokonusit i cili është një deformim ose fryrje e kornesë.

KERARING
‘Keraring’ janë segmente unazore intrakorneale (ICRS) të cilat përdorën për trajtimin e astigmatizmit të parregullt për shkak të keratokonusit ose keratotorusit (PMD).

Procedura DMEK
Është formë e avancuar e tranplantimit të një pjese të kornesë, te sëmundjet që prekin pjesën e brendshme (endotelin) e kornesë. Te kjo procedurë, zëvendësohet vetëm një pjesë e hollë e kornesë, duke lejuar zëvendësimin anatomik të qelizave të dëmtuara.

Keratoplastika
Te kjo procedurë, një pjesë cirkulare e kornesë së pacientit zëvendësohet me kornenë e marrun nga donatori. Klinika DEmed ka kontratë me bankat korneale në Gjermani që mundësojnë një kualitet dhe siguri të lartë të kornesë nga donatori.
