KERARINGU - -
INCIZION INTRAKORNEAL I ASISTUAR NGA FEMTO LASERI

Keraringu janë segmente unazore intrakorneale (ICRS) që përdoren për të trajtuar astigmatizmin e parregullt për shkak të keratokonusit ose keratotorusit (PMD).

Kjo sëmundje e kornesë do të bëjë që lakimi normalisht “sferik” i kornesë të bëhet “konik”. Në një fazë të avancuar, kornea do të bëhet gjithnjë e më e hollë dhe shikimi juaj do të përkeqësohet.
Në shumicën e rasteve, një implant keraring asistuar nga femtosecond laseri ka mundësi të trajtojë këtë sëmundje edhe në faza të avancuara.

ASTIGMATIZMI NË KERATOKONUS

Në përgjithësi, implantet do të mundësojnë një normalizim gjeometrik të kornesë dhe për rrjedhojë një shikim më stabil.

Gjenerata e fundit e segmenteve unazore dallohet për një shumëllojshmëri të lartë produktesh, prej gjeometrisë optimalee dhe në veçanti prej llogaritjeve të zgjuara të cilat nuk kryhen nga algoritme të standardizuara, por nga ekspertë me përvojë.

Gjeometria e prizmit të ‘kerarings’ është jashtëzakonisht e suksesshme që të siguroj efektin optimal të implantit në korne.

SEGMENTE TE KERARINGU

TRAJTIMI

Konsultimet personale, jo të detyrueshme

  • Matja e të gjithë parametrave përkatës të syrit
  • Testimi për të vërtetuar nëse sytë tuaj janë të përshtatshëm për procedurën Keraring                 

Ekzaminimi mjekësor paraprak i detajuar

  • Kjo zakonisht do të zgjasë 1 orë e gjysëm deri në 2 orë
  • Ekzaminimi paraprak intensiv dhe realizimi i matjeve të nevojshme nga një specialist i syve
  • Informimi i detajuar mbi procedurën e mëtejme nga një specialist i syve
  • Është e rëndësishme që të mos vëndosni lente kontakti të buta një javë ose lente të forta kontakti dy javë para takimit.
  • Ju lutemi vini re se nuk lejoheni të drejtoni një automjet pas ekzaminimit – as makinë, motoçikletë apo biçikletë. Ne ju rekomandojmë të planifikoni që të ju shoqëroj një mik ose anëtarë i familjes. Nëse kjo nuk është e mundur, ne do të jemi të lumtur t’ju thërrasim një taksi.

Në ditën e operimit

  • Ne ju rekomandojmë të vishni veshje të përshtatshme në ditën e operimit tuaj ‘keraring’
  • Ju mund të hani dhe pini si zakonisht në ditën e operimit, megjithatë nuk duhet të pini duhan
  • Për arsye higjienike  është e rëndësishme që të pastroni plotësisht fytyrën dhe të mos përdorni grim apo parfum.
  • Anestezia arrihet duke përdorur pika
  • Procedura është ambulatore, nuk rekomandohet mbyllja e syve, rekomandohen syze dielli
  • Kohëzgjatja totale e operimit (një sy): përafërsisht. 20 min.
  • Pas operimit, nuk lejoheni të vozitni makinën

Pas operimit të ‘keraring’

  • Syri mund të duket paksa i kuq pas operimit – ju lutemi mos e fërkoni syrin
  • Do të diskutohet me ju paraprakisht nga mjeku për aplikimin e një zëvendësuesi të lotit artificial, një produkti të kombinuar i cili vepron gjithashtu si profilaksë kundër ënjtjes dhe inflamacionit, si dhe pika për sy kundër dhimbjes.
  • Pas dy ditësh do të mund të punoni sërish.
  • Kontrollat vijuese do të caktohen një ditë, një javë dhe një muaj pas operimit.
  • Ju do të lejoheni të vozitni përsëri makinën vetëm pasi të keni marrë miratimin nga mjeku juaj.