BIOPTICS

BIOPTICS ËSHTË NJË KONCEPT TRAJTIMI I KOMBINUAR QË PËRBËHET NGA NJË IMPLATIM I LENTES DHE LASIK

Kjo metodë përdoret në rastet e dëmtimit jashtëzakonisht të rëndë të shikimit, ku së bashku me astigmatizmin janë të pranishme gabime të rënda refraktive. Korrigjimi bëhet në dy intervenime të kryera në kohë të ndryshme.

1. OPERIMI

Flapi LASIK i kornesë krijohet së pari për implantimin e lenteve. Kjo realizohet pa kontakt duke përdorur femtosecond laserin.

Pastaj implantohet lentja artificiale, e cila është e personalizuar individualisht për secilin pacient.

2. OPERIMI

Procedura e dytë kryhet dy javë më vonë. Tashmë çdo gabim refraktiv ende ekzistues do të kompensohet me kirurgji LASIK. Flapi i kornesë i krijuar në intervenimin e parë ngrihet edhe një herë. Laseri excimer përdoret për të formuar shtresat e mëposhtme të kornesë, në varësi të gabimit refraktiv. Më pas flapi kthehet në pozicionin origjinal. Ai ngjitet në mënyrë të tillë që qepja nuk është fare e nevojshme.

Kjo procedure është e përshtatshme për të arritur pavarësinë nga syzet ose lentet e kontaktit tek pacientët me gabime ekstreme refraktive.