LENSI MAKULAR
XHAMI ZMADHUES NË SY

LENTET INTRAOKULARE PËR DEGJENERIMIN MAKULAR TË LIDHUR ME MOSHËN

Nëse degjenerimi makular po e kufizon shikimin tuaj aq shumë saqë ju jeni në gjendje të lexoni ose dalloni fytyrat vetëm me ndihmën e zmadhimit vizual, ne mund të përmirësojmë cilësinë e jetës tuaj me një lente të veçantë makulare.

Përderisa një pacient me AMD ruan aftësinë e tij  bazë për t’u fokusuar dhe për t’u orientuar, ata shpesh nuk janë më në gjendje të lexojnë. Mjete të tilla si zmadhues (llupa) leximi ose pajisje të tjera leximit mbështesin pacientin në mënyrë selektive, por shpesh janë të vështira për t’u integruar në jetën e përditshme. Kualiteti i jetës së pacientëve është i kufizuar. Observimi i tillë dhe gjithashtu dëshira për t’u kthyer të prekurve një pjesë të pavarësisë dhe cilësisë së jetës së tyre më në fund çuan në zhvillimin e thjerrëzes makulare – xham zmadhues në sy. (Citim Prof. Dr. G. Scharioth)

EFEKTI I ADDON SML

AddOn SML është një lente e hollë intraokulare me një dizajn specifik të lentes qendrore, e cila ka një zmadhim të lartë për shikim afër prej +10 dioptri.

Kjo fuqi qendrore refraktive prej +10 dioptri shtesë me diametër 1,5 mm funksionon – për ta thënë më thjesht – si një xham zmadhues miniaturë në sy. Ajo vëndoset si shtesë ndaj thjerrëzës bazë, e cila tashmë është vëndosur në syrin tuaj gjatë operimit të kataraktës, në të ashtuquajturin sulkus të syrit. Falë ndihmës së lentes si xham zmadhues miniaturë, objektet në fushën qendrore të shikimit zmadhohen mjaftueshëm pa zmadhuar njollat e errëta” (të ashtuquajturat skotoma). Fusha e të pamurit dhe shikimi në distancë mbeten të paprekura. Me zmadhim të mjaftueshëm, shikimi nga afër përmirësohet ndjeshëm dhe aftësia e leximit rikthehet.

ADDON MACULAR LENS – IMAGE 1STQ

PLOTËSISHT REVERZIBIL FALË ADD ON TEKNOLOGJISË

Implantimi i thjerrëzës makulare kryhet nga Dr. Minir Asani në një operacion që zgjat afërsisht 20 minuta në kushte sterile dhe në mënyrë ambulatore. Falë përdorimit të pikave anestetike të syve, procedura nuk shkakton dhimbje. Sipas kërkesës, sedimi i monitoruar është një opsion.
SML implantohet sipas parimit Add-On në kamerën e përparme të syrit, në mes thjerrëzës artificiale (operimi i kataraktit) dhe irisit. Plaga e vogël nuk ka nevojë për qepje sepse shërohet vetë.

ZHVILLIMI I PROCEDURËS

Për implantimin e lentës makulare, syri hapet pranë skajit të kornesë me instrumente kirurgjikale jashtëzakonisht të imta dhe dhoma e përparme mbushet me viskoelastik për të mbrojtur indet intraokulare.


 Pasi që thjerrëza makulare mund të palohet, ashtu si lentet e tjera artificiale intraokulare, ajo futet në sy duke përdorur një “injektor” dhe vendoset midis thjerrëzës artificiale dhe irisit.
Lentja makulare drejtohet me ndihmën e instrumenteve kirurgjikale. Më pas viskoelastiku largohet sërish dhe bebëza ngushtohet duke përdorur nëse është e nevojshme edhe medikamente.


Qepjet nuk janë të nevojshme, pasi plaga shërohet vetë. Implantimi i një lente makulare zgjat gjithsej 15 deri në 20 minuta.

MACULAR LENS WITH INJECTOR – IMAGE 1STQ

MACULAR LENS IMPLANTED – IMAGE 1STQ

PËRMBLEDHJE E KARAKTERISTIKAVE TË ADDON SML

Përvoja shumëvjeçare nga oftalmokirurgët në vendosjen e lenteve ju garanton diagnozë dhe udhëzime kompetente, si dhe kujdes profesional që nga fillimi.

  • Përmirësimi i të pamurit nga afër nëpërmjet zmadhimit të mjaftueshëm
  • Shikimi në distancë dhe fusha e shikimit nuk janë të dëmtuara
  • AddOn SML implantohet përballë thjerrëzës në qesën kapsulare
  • AddOn SML zakonisht implantohet vetëm në njërin sy
  • Implantimi i AddOn SML mund të realizohet edhe me vite pas operimit të kataraktës

PYETJET MË TË SHPESHTA

Për kë rekomandohet SML?
SML u zhvillua për pacientët me degjenerim makular të lidhur me moshën – kryesisht për pacientët me AMD të thatë. Megjithatë, lentet mund të jenë gjithashtu të dobishme për pacientët me patologji të tjera makulare, të tilla si makulopatia miopike, makulopatia diabetike ose degjenerimi retinal i trashëguar. Ne ju sqarojmë nëse AddOn SML është e përshtatshme për ju gjatë ekzaminimit paraprak.

A do të shërohem nga degjenerimi makular pas implantimit të AddOn SML?
AddOn SML nuk e kuron AMD-në. Megjithatë, ai përmirëson mprehtësinë tuaj vizuale për detyrat që nevoitet shikimi nga afër, si leximi dhe njohja e detajeve. Në mënyrë që të ngadalësoni ose ndaloni përparimin e mëtejshëm të AMD, duhet të vazhdoni me trajtimin tuaj të mëparshëm.

Si mund të përcaktoj nëse AddOn SML është i përshtatshëm për rastin tim?
Ne do të kryejmë ekzaminimet dhe testet e nevojshme simuluese me ju. Ekzaminimet e detajuara paraprake tregojnë nëse mprehtësia e shikimit mund të arrihet dhe nëse operimi do të ishte i dobishëm në rastin tuaj. Pasi ne të ju informojmë në mënyrë të detajuar, më pas ju mund të vendosni nëse AddOn SML është zgjedhja e duhur për ju.

A mbulohen shpenzimet e implantimit nga sigurimi shëndetësor?
Jo, AddOn SML nuk mbulohet nga sigurimi shëndetësor. Shpenzimet paguhen nga vetë pacienti. Ju mund të kontaktoni drejtpërdrejt kompaninë tuaj private të sigurimit shëndetësor për të sqaruar nëse ato mbulojnë shpenzimet e intervenimit të tillë. Paraprakisht ju do të merrni një vlerësim të kostos, të cilin mund ta paraqisni në sigurimin tuaj shëndetësor.