LENTE SHTESË
TË PAMURIT MË TË MIRË ME LENTEN E DYTË

Lentet shtesë janë jashtëzakonisht të holla dhe vendosen si shtesë përpara lenteve artificiale të para-implantuara.

Ekzistojnë dy mundësi për këtë procedurë minimalisht invazive.

Tek pacientët me katarakt, të cilët tashmë kanë kryer operimin e kataraktës, mund të kompensohen deficitet e mbetura refraktive të tilla si shkurtpamësia. Përveç thjerrëzës tashmë të vendosur edhe Lentja shtesë vendoset në kameren e pasme të syrit. Operacioni është i mundur në çdo kohë dhe i ofron pacientëve një mundësi tjetër për një jetë pa syze.

Pacientët që planifikojnë operimin e kataraktës ose që duan të bëjnë zëvëndësimin e lentes refraktive gjithashtu mund të përfitojnë nga lentet shtesë. Me lentet shtesë multifokale, të pamurit e objekteve afër gjithashtu mund të korrigjohet. Kjo lente mund të largohet në çdo kohë.

LENTE SHTESË