KIRURGJIA E RETINËS
Retina është shtresa e brendshme nervore e syrit, e cila e mbështjell nga brenda 2/3 e pasme të kokërdhokut të syrit dhe e cila nëpërmes nervit optik është e lidhur drejtpërdrejt me trurin. Funksioni i saj është shumë i rëndësishëm. Nëpërmes retinës, të gjitha imazhet-fotografitë që i marrim nga bota e jashtme, përpunohen dhe nëpërmes nervit optik barten mëtutje në tru ku organizohen dhe interpretohen.
Sëmundjet më të shpeshta të retinës dhe të trupit qelqor janë:
Çarjet dhe vrimat e retinës, shkolitja e retinës, gjakderdhjet, dëmtimet e retinës nga diabeti, membranat mbi retinë, vrima e njollës së verdhë gjegjësisht makulës, degjenerimi i makulës, inflamacionet e retinës, etj.
Trajtimi i sëmundjeve të retinës është kompleks dhe në të shumtën e rasteve urgjencë mjekësore. Trajtimi bëhet me disa metoda si: laserfotokoagulimi, injektimi i substancave të ndryshme dhe intervenimet e ndryshme si: vitrektomia (me vaj silikoni apo gas), procedurat e ‘cerclage’ dhe ‘scleral buckle’, cryopexy.
Intervenimi më i shpeshtë është vitrektomia ku mjeku nëpërmes të tri vrimave-incizioneve bën ndërhyrjet delikate me qëllim të mjekimit të gjendjes së retinës dhe trupit qelqor (pjesës zhelatinoze të syrit). Klinika DEmed kryen këto intervenime që nga viti 2005, me anë të metodave më të avancuara (25G) dhe teknologjisë moderne (Platforma ‘Constellation’ nga Alcon).
MËSONI MË SHUMË PËR METODAT TONA TË KIRURGJISË SË RETINËS:
VITEKTOMIA
Vitrektomia është intervenimi më i shpeshtë që bëhet në retinë, ku mjeku nëpërmes të tri vrimave-incizioneve bën ndërhyrjet delikate me qëllim të mjekimit të gjendjes së retinës dhe trupit qelqor (pjesës zhelatinoze të syrit),
CERKLAZHA E SYRIT - “CERCLAGE”
Është procedurë kirurgjike që mund të bëhet e kombinuar me vitrektominë apo edhe si e vetme.
“SCLERAL BUCKLE”
Është një procedurë kirurgjike gjatë të cilës vendoset një pjesë speciale në formë shpuze në sipërfaqen e jashtme të syrit.
KRIOPEKSIA (“CRYOPEXY’)
Është procedurë ku nëpërmes pajisjes speciale përdoret ftohtësia në sipërfaqen e syrit, me qëllim të cikatrizimit dhe mbylljes së ndonjë çarje retinale.