CERKLAZHA E SYRIT - “CERCLAGE”

Është procedurë kirurgjike që mund të bëhet e kombinuar me vitrektominë apo edhe si e vetme. Aplikohet zakonisht te shkolitjet e rënda të retinës. Kryhet në atë mënyrë, që përrreth kokërdhokut të syrit vendoset një shirit silikoni (ngjashëm si një rrip). Pra, procedura kryhet nga jashtë syrit, për dallim nga vitrektomia ku me anë të instrumenteve veprohet brenda në sy.