VITREKTOMIA

Vitrektomia është intervenimi më i shpeshtë që bëhet në retinë, ku  mjeku nëpërmes të tri vrimave-incizioneve bën ndërhyrjet delikate me qëllim të mjekimit të gjendjes së retinës dhe trupit qelqor (pjesës zhelatinoze të syrit), si p.sh. te gjakderdhjet në vitreus, ablacionet e retinës, dëmtimet e retinës nga diabeti, etj. Në fund të intervenimit pjesa e larguar e trupit qelqor zëvendësohet me lëng special (BSS), injektimin e substancave në formë gasi apo të vajit të silikonit.

Klinika DEmed kryen këto intervenime që nga viti 2005, me anë të metodave më të avancuara (25G) dhe teknologjisë moderne (Platforma ‘Constellation’ nga Alcon).