KONTROLLI PARAPRAK
Kontrolli paraprak është i nevojshëm që ne të konfirmojmë nga pikpamja mjekësore nëse rasti juaj është i përshtatshëm për kirurgji me laser ose nëse një metodë alternative(p.sh. implantet e lenteve) do të ishte më e rekomandueshme.
PROCEDURA E KONTROLLIT PARAPRAK
Duke u bazuar në matjet e ndryshme (analiza e gabimeve refraktive, trashësia e kornesë dhe presioni intraokular), ne krijojmë një profil të trajtimit individual, i cili do të diskutohet me ju në detaje gjatë vizitës tuaj nga asistentja mjekësore dhe mjeku.
Përveç kësaj, do t’ju aplikohen pika në sy që zgjerojnë bebëzen e syrit, të cilat do të shkaktojnë përkohësisht një shikim të paqartë, por që nevojiten për ekzaminim sa më të saktë. Kjo është arsyeja pse ne ju këshillojmë të udhëtoni me transport publik ose të vini të shoqëruar nga një i afërm.
Nëse jeni i përshtatshëm për një operim refraktiv atëherë do të informoheni për opsionset kirurgjikale dhe rrjedhën e operimit. Ju do të informoheni për rreziqet individuale, efektet anësore të mundshme dhe metodat e veçanta. Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, ne ju përgjigjemi me kënaqësi.
Për një ekzaminim të duhur paraprak dhe një operacion të suksesshëm është e rëndësishme që përdoruesit e lenteve të kontaktit të bëjnë pushim nga përdorimi i lenteve të tyre për një periudhë të caktuar. Pa këtë, rezultatet e matjeve mund të jenë të pasakta dhe kjo do të kishte ndikim negativ në rezultatin e operimit tuaj. Ju do të udhëzoheni për kohën që duhet të shmangni përdorimin e lenteve tuaja të kontaktit, kur ju të bëni takimi tuaj. Meqë gjatë ekzaminimit paraprak ne duhet të mbledhim të dhëna të ndryshme për sytë tuaj, ju duhet të llogarisni që do të qëndroni në kontrollë rreth dy orë.
Për të caktuar një takim na telefononi +383 (0)45 33 85 88.