PAS OPERIMIT
Menjëherë pas trajtimit, syri mund të ketë djegie, kruarje ose ndjesi të trupit të huaj. Në raste të rralla, mund të ketë dhimbje të vogla. Kjo shkaktohet kryesisht nga lentet terapeutike të kontaktit, të cilat do të largohen përsëri nga ne ditën e parë pas operimit.
Të dy sytë mund të lotojnë, të skuqen dhe shikimi juaj ndoshta do të jetë i turbullt dhe i paqartë. Këto simptoma duhet të largohen në ditët e para pas operacionit.
Si rregull i përgjithshëm, në javët të para pas operacionit duhet të shmangni çdo lloj aktiviteti gjatë të cilit mund të ketë goditje ose përplasje të syrit tuaj të operuar.Në ditët e para pas operimit, ju duhet të evitoni fërkimin e syve, kontaktin e tyre me ujin dhe të mos bëni asnjë sport. Mos aplikoni asnjë mjet kozmetike ose locion në zonën e syve dhe ndërprisni ushtrimin e sporteve me kontakt (p.sh. karate, squash) për katër javë.
Gjatë 24 orëve të para pas operacionit, kirurgu do të jetë në dispozicionin tuaj në numrin e telefonit që do t’ju jepet në ditën e operacionit.