PROCEDURA KIRURGJIKE
Kirurgjia laserike e syrit dhe implantet e lenteve janë të dyja pa dhimbje. Do t’ju aplikohen pika për sy si anestezi lokale.
Ju lutem mos vendosni make-up në ditën e operimit. Ne me kënaqësi i përgjigjemi pyetjeve tuaja eventuale dhe gjithashtu ju japim një fletëinformacion për periudhën pas operimit. Përveç kësaj, ju do të merrni edhe numrin e telefonit celular të kirurgut që do t’ju operojë. Nëse dëshironi, ju mund të merrni një tabletë qetësuese para operimit. Qëndrimi juaj në klinikën tonë do të zgjasë rreth një orë e gjysmë; Megjithatë, operacioni do të zgjasë vetëm disa minuta.
Për kirurgjinë Femto LASIK, fillimisht krijohet një kapak ‘flap’ i kornesë. Gjatë kësaj, mund të përjetoni një ndjenjë të lehtë presioni. Pastaj trajtimi me Excimer- Laser është pa dhimbje dhe zgjat 1,4 sekonda për dioptri.
TË DY SYTË DO TË OPEROHEN NJËKOHËSISHT NË TË NJEJTËN DITË
Kirurgjia e thjerrëzave është gjithashtu pa dhimbje. Procedura zgjat vetëm rreth 15 minuta për sy. Të dy sytë mund të operohen në të njëjtën ditë ose njëri pas tjetrit me disa ditë në mes. Kontrolli i parë do të realizohet një ditë pas operimit. Në ditën e operimit, ju rekomandojmë të merrni me vete syze dielli, pasi që sytë mund të jenë të ndjeshëm ndaj dritës pas operimit.