KONSULTA PËR FËMIJË
Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë pacientëve të vegjël, shikimi i të cilëve duhet të zhvillohet në kushtet më të mira të mundshme në vitet e para të jetës.
Duke qenë se nuk ka kërkesë ligjore ku parashikohet një kontrollë okulistike për fëmijë, bashkëpunimi i ngushtë me prindërit dhe veçanërisht mjekët familjar dhe ata pediatër është veçanërisht i rëndësishëm për zbulimin e hershëm të problemeve me shikim.
ORTOPTIKA
Ortoptika fokusohet në të gjitha çrregullimet që lidhen me shikimin binokular tek fëmijët, por edhe tek të rriturit. Shikimi i mirë binokular është një kusht i rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije. Nëse shikimi nuk zhvillohet plotësisht deri në moshën 6 vjeçare, fëmija mbetet me dëmtime serioze vizuale në njërin ose të dy sytë. Këto mund të çojnë në humbje të shikimit tridimensional.
Shkaqet mund të jenë:
- Ametropia
- Strabizmi= shtrembërim i njërit ose të dy syve (rreth 4 milionë njerëz janë të prekur prej tij)
- Katarakta kongjenitale (mjegullimi i thjerrëzave)
- Glaukoma kongjenitale (rritja e presionit intraokular)
Nëse njëri sy nuk është i përfshirë në aktin e të pamurit për arsyet e përmendura më sipër, zhvillohet ambliopia (dobësia në shikim). Është e rëndësishme që ambliopia të zbulohet sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi trajtimi mund të jetë i suksesshëm vetëm para moshës 6 vjeçare.
Opsionet e trajtimit:
- Bartja e syzeve
- Trajtimi i gabimit refraktiv (mundësisht me okluzion të syrit dominant)
- Kirurgjia e strabizmit
Megjithatë, një faktor i rëndësishëm është bashkëpunimi i prindërve dhe ekzaminimi okulistik i hershëm i fëmijës.
Shenjat paralajmëruese të problemeve ekzistuese të shikimit mund të jenë shfaqja e simptomave të mëposhtme:
- Ikja e syrit, edhe nëse ndodhë vetëm me raste
- Fërkimi i shpeshtë i syve
- Sy të kuq
- Dridhja e shpeshtë e syve
- Pengesat ose ngecjet e dukshme
- Imazhe të dyfishta
- Probleme të përqendrimit
- Dhimbje koke