UDHËZIME PËR PIKA TË SYVE
HAP PAS HAPI
Gjithmonë duhet të lexoni fletëudhëzimin e informacionit në paketimin e pikave tuaja për sy.
Lani duart dhe largoni çdo pjesë të panevojshme të paketimit nga shishja e pikave për sy. Ju lutemi mbani kapakun e shishes në mënyrë që ta mbyllni përsëri pas përdorimit.
Hapeni shishen dhe mbajeni në dorën tuaj dominuese, në mënyrë ideale në mes gishtit të madh, treguesit dhe gishtit të mesit.
Relaksohuni – veçanërisht sytë dhe doraKthejeni kokën pak mbrapa
Me gishtin tregues ose të mesëm të dorës tjetër, tërhiqni poshtë butësisht qepallën e poshtme në mënyrë që të hapet qesja konjunktivale.
Hapni sytë sa më shumë që të jetë e mundur dhe shikoni lart – përpiquni të shmangni ngërçet.
Mbajeni shishen e pikatores sa më vertikalisht që të jetë e mundur mbi qeskën konjunktivale. Nëse dora juaj që pikon ju dridhet, mund ta mbështetni në ballë për më shumë stabilitet. Hidhni një pikë në sy duke shtypur pjesën e mesme ose të poshtme të shishes siç përshkruhet në fletëudhëzues.
Tërhiqni dorën që pikon poshtë dhe lëreni qepallën e poshtme të ulur me dorën tjetër. Mos prekni sytë ose vrimën në pjesën e sipërme të shishes gjatë kryerjes së kësaj.
Mbyllni pak syrin dhe shtypni butësisht ‘punctum lacrimalis’ në cepin e brendshëm të syrit për 1 minutë. Kjo shmang që pikat të derdhen shumë shpejt përmes kanalit të lotit në fyt. Efektet anësore të mundshme reduktohen dhe substanca aktive qëndron më gjatë në sy.

Drip control

Tear duct closure
Nëse pikat e syrit duhet të hidhen në të dy sytë, tani mund të përsëritni udhëzimet hap pas hapi për syrin tjetër.
Mbyllni shishen e pikave pas përdorimit.
Një sasi e vogël e pikave zakonisht del nga syri. Ju mund ta largoni këtë, p.sh. me një shkop pambuku
DISA LLOJE TË PIKAVE PËR SY
Prisni 5-10 minuta përpara se të aplikoni ndonjë ilaç tjetër në sy. Kjo do të parandalojë që përbërësi i parë aktiv të largohet.
RUAJTJA
Shishja e pikave të syrit duhet të ruhet në mënyrë ideale në paketimin e saj në një vend të errët. Disa ilaçe duhet të ruhen në frigorifer. Ju lutemi lexoni fletëudhëzimin e paketimit. Nëse shishja ose paketimi i disponueshëm ka një defekt ose është veçanërisht i vështirë për t’u përdorur, ju lutemi informoni prodhuesin ose farmacinë.
KËSHILLA DHE REKOMANDIME
Inkorporoni kohën e aplikimit të pikave brenda aktiviteteve të tjera ditore si ngritja, larja e dhëmbëve ose orari i ngrënies. Kjo mundëson përdorimin e rregullt dhe korrekt.
Respektoni kohën e pikave edhe kur udhëtoni ose jeni në punë.
Bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj për mundësinë e ndryshimit të kohës së pikimit nëse planifikoni të udhëtoni në vende me ’time zone’ të ndryshme.
Pikat qumështore duhet të tunden përpara përdorimit. Ju lutemi lexoni me kujdes fletëudhëzimin edhe këtu
SHMANG:
Shqetësimin dhe nxitimin
Mbylljen e syrit gjatë aplikimit të pikave
Shtrëngoni sytë pas rënies së pikave
Kini kujdes që të mos prekni konjuktivën, qerpikët ose gishtat me majën e shishes pasi të jetë hapur. Kështu zvogëloni rrezikun e infeksionit nga mikrobet ose lëndimet.
NËSE KËTO UDHËZIME NUK FUNKSIONOJNË:
Nëse vuani nga dhimbja e qafës, provoni të vendosni pikat e syve ndërsa jeni shtrirë në shpinë.
Nëse i vendosni pikat e syve kur jeni shtrirë, shmangni ngritjen e kokës shumë lart, pasi kjo mund të bëj që pika të mos bie në sy.
Nëse derdhni një pikë, hidheni prap për herë të dytë. Nuk do t’ju dëmtojë, pasi qesja konjuktive nuk mund të mbajë më shumë se një pikë. Megjithatë, ju duhet ta diskutoni këtë paraprakisht me mjekun tuaj.
Partneri juaj ose një mik gjithashtu mund të ju ndihmoj
Bisedoni me oftalmologun ose mjekun tuaj familjar për më shumë ndihmë.