CIKLOFOTOKOAGULIMI


Në një procedurë ciklofotokoagulimi, një rreze laser shkakton atrofinë e të ashtuquajturit trup ciliar, i cili prodhon lëngun e syrit. Kjo redukton prodhimin e ujit të syrit dhe rezulton në reduktim të presionit intraokular.
Procedura kryhet nën anestezion local thjesht duke vendosur sondën laserike në sy. Për operim, aplikohen disa efekte laserike. Rrezja laserike kalon përmes murit të mbyllur të syrit në targetin e saj në trupin ciliar. Operimi zgjatë disa minuta dhe aplikohet te pacientët me glaukomë.
Pas operimit me laser, fillimisht duhet të krijohet një cikatriks në trupin ciliar. Në shumicën e rasteve, formimi i cikatriksit përfundon pas 6 deri në 8 javë. Suksesi i operimit zakonisht mund të vlerësohet vetëm 2-3 muaj pas përfundimit të intervenimit.
Nëse presioni intraokular është ende shumë i lartë pas ciklofotokoagulimit të parë, operimi mund të kryhet përsëri.
Kjo procedurë përdoret në rastet e glaukomës neovaskulare, kur është e përshtatshme në rastet e glaukomës inflamatore, në rastet e glaukomës sekondare pas lëndimit dhe gjithashtu për format e glaukomës ku asnjë operim tjetër nuk ka qenë i suksesshëm dhe presioni intraokular duhet të ulet.