LASERI RETINAL

Laseri Retinal – trajtimi i retinës

Trajtimet më të zakonshme me laser në klinikën tonë realizohen për të trajtuar sëmundjet e retinës dhe të horoides. Në veçanti diabetikët me kalimin e kohës do të pësojnë ndryshime të rrezikshme në retinë. Nëse këto ndryshime detektohen nga oftalmologu juaj në kontrollet e rekomanduara, avancimi i mëtejshëm i sëmundjes mund të ndalet përmes trajtimit me laser. Përveç kësaj, laseri përdoret për të trajtuar çarjet dhe shkëputjet e retinës. Në këtë rast, retina përforcohet me laser dhe kjo shpesh ndihmon që të shmanget një operim kompleks.

KIRURGJIA LASERIKE PËR VRIMAT RETINALE

Energjia e laserit absorbohet nga qelizat e epitelit të pigmentit të cilat janë nën shtresën fotosensore të retinës. Si rezultat i përgjigjes inflamatore lokale vie deri te formimi i ndryshimeve të lokalizuara në shtresat fqinje të retinës. Ekziston rreziku i shkëputjes së retinës në rastet e vrimave në retinë, zonave të holla të retinës në sytë simptomatik shkurtpamës (p.sh. paraqitja e rrufeve), lotëve në retinë për shkak të ndryshimeve në trupin qëlqor ose pas aksidenteve. Defektet e përshkruara  të retinës korrigjohen me laser. Brenda dy javësh, kjo çon në formimin e një ndryshimi fibrotik stabil rreth defektit, duke shmangur kështu në mënyrë efektive shkëputjen e retinës.

Kirurgjia me laser për trajtimin e mbylljës së enëve të gjakut dhe diabetit

Mbyllja e venës qendrore të retinës ose e një dege të venës retinale nga një trombozë por edhe vite të tëra të kontrollit të keq të diabetit rezultojnë me mungesë masive të oksigjenit në retinë. Retina e pafurnizuar me oksigjen prodhon substanca sinjalizuese të cilat shkaktojnë proliferim të enëve të gjakut në sy dhe ënjtje të qendrës së retinës(makulës). Rritja e persionit intraokular dhe shkëputja e retinës janë komplikime jashtëzakonisht të rrezikshme, të cilat në raste ekstreme mund të çojnë në humbje të syrit. Trajtimi i retinës periferike me laser shkatërron indin e retinës që furnizohet dobët ne gjak,në mënyrë që përhapja e egër vaskulare të zvogëlohet dhe të shmangen komplikimet serioze të mëvonshme.