TRABEKULOPLASTIA SELEKTIVE ME LASER (SLT)
TE RASTET E GLAUKOMËS

Një tjetër mundësi trajtimi për glaukomën është trabekuloplastika selektive me laser (SLT). Në këtë procedurë të shkurtër, pa dhimbje, indi në rrjetën trabekulare të këndit të drenimit trajtohet me laser, në mënyrë që lëngu intraokular të rrjedhë më mirë, duke ulur kështu presionin intraokular.

PËRPARËSITË E TRABEKULOPLASTISË SELEKTIVE ME LASER (SLT)

Kjo procedurë realizohet me sukses prej vitesh dhe mbulohet nga sigurimet shëndetësore.Efikasiteti i kësaj metode trajtimi është çertifikuar me aprovimin e FDA-së dhe vula e miratimit është dhënë nga autoritetet shëndetësore amerikane.SLT është ideale për t’u përdorur si terapi e linjës së parë, pasi u mundëson pacientëve një jetë ndjeshëm më kualitative.

Nuk ka efekte anësore ose intolerancë ndaj barnaveProcedurë pa dhimbje ku këndi i drenimit mbetet i paprekur dhe është procedurë që mund të përsëritet pa problem në rast se indikohet

Reduktim i menjëhershëm i presionit intraokularNevoja për të përdorur pikat për sy për të ulur presionin intraokular  mund të reduktohet ndjeshëm ose edhe të eliminohet plotësisht