YAG KAPSULOTOMIA NË RAST TË KATARAKTËS SEKONDARE

YAG-KAPSULOTOMIA

Në disa raste, pas operimit të kataraktës mund të ndodhë një katarakt sekondare (opacifikimi i kapsulës së pasme). Kjo do të thotë që një pjesë e kapsulës prapa thjerrëzës së re bëhet e turbullt. Me YAG laser këtë turbullirë mund ta largojmë në pak minuta pa operim. Gjatë operimit të kataraktës, thjerrëza largohet, duke lënë të paprekur pjesën e pasme të kapsulës së saj duke mundësuar kështu që lentet artificiale të vëndosen më mirë. Me kalimin e kohës, kjo pjesë e pasme e kapsulës mund të bëhet e turbullt, duke rezultuar në përsëritje të dobësimit të shikimit në syrin që është operuar – opacifikim i kapsulës së pasme. Me YAG laser, pjesa e pasme e kapsulës së lentes largohet, duke mundësuar përsëri shikim të qartë. Opacifikimi i kapsulës së pasme nuk mund të përsëritet. Trajtimi është plotësisht pa dhimbje, nuk ka rrezik për gjakderdhje dhe kryhet vetëm një herë.

Opacifikimi i kapsulës së pasme nuk mund të përsëritet. Trajtimi është plotësisht pa dhimbje, nuk ka rrezik për gjakderdhje dhe kryhet vetëm një herë.