BORDI MENAXHUES

DR. MINIR ASANI

DREJTOR EKZEKUTIV
& DREJTOR KIRURGJIK

Dr. Minir Asani përfundoi trajnimin e tij si specialist i syve në shumë vende, ndër të tjera në ish-Jugosllavi, Gjermani dhe SHBA. Sot, specialisti i syrit mund të mbështetet në më shumë se 20 vjet përvojë në fushën e oftalmologjisë dhe kirurgjisë okulistike. Në vitin 2000, ai u bë rezident në Lünen, ku mori përsipër një praktikë ekzistuese të oftalmologjisë. Dhe ishte gjithashtu në Lünen që ai themeloi qendrën e parë të lazerit të syve në rrethin e Unna. Specializmat e Dr. Asanit ndër të tjera përfshijnë  cataract surgery, refractive surgery(i.e. primarily LASIK method, implantation of multifocal lenses, toric lenses, etc.) and dry eye treatment.

Dr. Asani është bashkëthemelues dhe partner menaxhues i klinikave të syrit dhe qendrave kirurgjikale DOmed në Dortmund dhe Lünen.

Sot, ai ushtron profesionin e tij në klinikën DOmed Lünen, klinikëDOmed Westfalen dhe qendrën DOmed të syrit të thatë.

Dr. Asani është anëtar i shoqatave të oftalmologjisë në vijim: 

  • ASCRS (American Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • AAO (American Academy of Ophtalmology)
  • ISRS (International Society of Refractive Surgery)
  • Bund Deutscher Operierender Augenärzte (Association of German Ophthalmic Surgeons)
  • BVA/Berufsverband der Augenärzte (Professional Association of Ophthalmologists)
  • DOG/Deutsche Ophthalmologische Gesellschaft (German Ophthalmological Society)
  • DGII/Deutschsprachige Gesellschaft für Intraokularlinsen-lmplantation, interventionelle und refraktive Chirurgie (German Speaking Society for Intraocular Lens Implantation and Refractive Surgery)
  • ESCRS (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • KRC/Kommission für Refraktive Chirurgie Practitioner (Refractive Surgery Committee)
  • WOA/Westfälische Operierende Augenärzte (Westphalian Ophthalmic Surgeons)
  • VGA/Vereinigung Operierender Augenärzte (Association of Ophthalmic Surgeons)

DR. SPEC. VALBON AJAZAJ

Dr.Valbon Ajazaj përfundoi studimet në mjekësi në Universitetin e Prishtinës (1993/94 – 2000, nota mesatare 9.41), ku më 1998 u shpall student i dalluar i këtij Universiteti. Specializimin nga oftalmologjia e filloi në vitin 2003 dhe e përfundoi me sukses të jashtëzakonshëm më 2007 (vendet e specializimit: Prizren, Prishtinë dhe në Bonn të Gjermanisë, ku qëndroi si bursist i Shoqatës së Oftalmologëve Evropianë).

Studimet pasdiplomike të Magjistraturës i përfundoi në vitin 2008, ndërsa studimet e Doktoratës në vitin 2019 (“Magjistër dhe Doktor i Shkencave të Mjekësisë”), temat e hulumtimit: ndikimi i trashësisë qendrore korneale në tensionin intraokular te të sëmurët me glaukomë dhe te personat pas intervenimit Lasik.

Ndër mjekët e parë në regjion që filloi të kryejë intervenimet refraktive Lasik në mënyrë të pavarur në 2007 (trajnimi nën udhëheqjen e Dr.Minir Asani), ndërsa nga viti 2009 intervenimet e kataraktës (trajnimi nën udhëheqjen e Dr.M.Asani, Dr.T.Tandogan dhe Dr.G.Scharioth).

Pjesëmarrës në shumë kongrese botërore dhe evropiane, si autor dhe koautor i shumë punimeve shkencore, të publikuara në revista vendore dhe ndërkombëtare. Anëtar i Shoqatës së Oftalmologëve Gjerman (DOG) që në vitin 2004.

Hobi: sporti dhe muzika (kreu shkollën fillore dhe të mesme të muzisës në Prizren, drejtimi violinë).

Punon si specialist i oftalmologjisë në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë që nga viti 2005.

PROF. ASS. AFRIM SHABANI, DR. SCI.

Afrim M Shabani u lind në Gjilan me 20.04.1974. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Me 2001 kreu Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Është zgjedhur asistent në lënden e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë , Universiteti Prishtinës në vitin 2002.

Me 2018 është avansuar në Profesor asistent në lëndën e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2003 filloi specializimin nga lënda e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë ku e kreu me 2007. Punon si Oftalmolog nga 2005 ne Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë.

Me 2008 mbrojti temën e magjistraturës me temën “Krahasimi i gjatësisë së boshtit aksial të bulbit me biometri konvencionale dhe me biometri optike në kalkulimin e lentës intraokulare” në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe mori titullin “Magjistër i shkencave të mjekësisë”. Me 2016 mbrojti temën e Doktoratës me titull “Vlerësimi i përkuelshmërisë së kornesë te pacientët e trajtuar me LASIK” në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë dhe mori titullin “Doktor i shkencave te mjekësisë”.

Gjate kohës së specializimit dhe pas kryerjes së tij Prof. Ass. Afrim Shabani qëndroi për trajnime dhe avansime të vazhdueshme profesionale (Metodat operative të avansuara në kirurgjinë e kataraktës dhe LASIK) në qendra të ndryshme ndërkombëtare : Gjermani, Indi, Austri, Itali, Kroaci, Turqi, Bullgari.

Publikime të punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe kombtare. Prezentime të punimeve shkencore në kongrese dhe simpoziume ndërkombtare (Japoni, SHBA, Gjermani, Zvicër, Turqi, Maqedoni) dhe ato të vendit.

DR. SPEC. ERMAL DIDA

Përfundoi studimet në Universitetin e Prishtinës dega Mjekësi e Përgjithshme. Edukimin specialistik nga lëmia e Oftalmologjisë e kreu në vitin 2009. Gjatë edukimit specialistik ishte pjesëmarrës i rregullt në kongrese Evropiane dhe botërore si në Gjermani ashtu edhe në USA.

Ka kryer trajnime të vazhdueshme profesionale ( CME ) në Detmold – Gjermani, Bratisllavë – Sllovaki dhe Vienna – Austri në fushën e okuloplastikës dhe estetikës si kirurgjia e kapakëve, kanali i lotit etj. Është i licencuar për aplikim të produkteve nga kompanitë e njohura botërore nga fusha e estetikës si Allergan dhe Merz për Botox/Filler.

Ka prezantuar punime të shumta si autor dhe ko-autor në kongrese si dhe seminare vendore e ndërkombëtare. Vazhdon të jetë pjesëmarrës i rregullt në kongrese dhe trajnime profesionale duke përcjellur trendet Evropiane dhe botërore të zhvillimit në fushën e Oftalmologjisë dhe estetikës.

DR. GABOR SCHARIOTH

Ka lindur ne Berlin, Gjermani. Ka kryer studimet e mjekësisë në vitin 1987-1993 në Univerzitetin Humboldt të Berlinit, kampusi Charlite ne Gjermani.

Provimet në oftalmologji – 19 gusht 1998, Dhoma e mjekëve Berlin, Gjermani

“Një studim mbi të ardhmen e kirurgjisë në sytë ku kombinohen glaukoma me kataraktin”

11 shator 1998 Berlin Prof. Ch. Hartmann, Univerziteti Humboldt, Berlin, Gjermani.

PH.D. – “Nga sklerektomi e thellë në kanaloplastikë – a është e mundur të rivendoset rrjedha natyrale te pacientët me glaukomë kronike me kënd të hapur”

Prej vitit 1998 – oftalmokirurg i segmentit të përparmë dhe te pasmë.

Themelues i qendrës të syve në Recklinghausen, Gjermani.

Anëtarësi:

  • EVRS: Shoqata evropiane vitreoretinale (European VitreoRetinal Society)
  • ESCRS: Shoqata Evropiane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • ASCRS: Shoqata Amerikane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (American Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • DOG: Shoqata gjermane e oftalmologjisë (Deutsche Ophthalmologische Gesellschaft)
  • BDOC: Lidhja federale gjermane e kirurgëve oftalmologë (Bundesverband Deutscher Ophthalmochirurgen)
  • VoAWL: Organizata e mjekëve të syve që operojnë Westfalen –Lippe (Vereinigung operierender Augenärzte Westfalen- Lippe)
  • Lidhja profesionale e mjekëve të syrit
  • Lidhja e mjekeve me dëshmi
  • Më shumë se 200 prezantime në takime shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

PROF. DR. SCI. GAZMEND KAÇANIKU

Profesor Gazmend Kaçaniku, e përfundoi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Në Klinikën e syve të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë është i punësuar nga viti 1986. Specializimin nga Oftalmologjia e filloi në vitin 1988. Vitin përfundimtar (1990-1991) të specializimit e përfundoi në Klinikën e syve – Rebro të Universitetit të Zagrebit, Kroaci.

Në vitin 1999 ka qenë në subspecializim për trajtimin e sëmundjeve të retinës me laser fotokoagulacion në Klinikën e Syve të Universitetit të Shkencave Mjekesore në Kanazawa, Japoni.

Në vitin 2000 me qëllim të avansimit të vazhdueshëm profesional është ftuar në Klinikën e Syve në Linkoping, Suedi.

Në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë është i angazhuar nga viti 2012.

Është Oftalmologu i parë në Kosovë që filloi trajtimin sëmundjeve të retinës me laser fotokoagulacion si dhe me aplikimin e tubave të silikonit në trajtimin e sëmundjeve të rrugëve eliminatore të lotit.

Studimet pasdiplomike të magjistraturës i përfundoi në vitin 1998 në Universitetin e Prishtinës duke mbrojtur temën: “Modifikimi i dakriocitorinostomisë me fiksacion të orificiumit” dhe fitoi titullin Magjistër i Shkencave të Mjekësisë.

Në vitin 2005 mbrojti temën e Doktoratës me titull “Aplikimi i tubave të silikonit në trajtimin e sëmundjeve të rrugëve eliminatore të lotit” dhe fitoi titullin Doktor i Shkencave të Mjekësisë.

Në procesin mësimor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës është i angazhuar nga viti 1995 ku së pari zgjedhet Asistent ndërsa në vitin 2007 zgjedhet Profesor për lëndën e Oftalmologjisë.

Profesor Gazmend Kaçaniku nga viti 2009 është zgjedhur Shef i Katedrës së Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Ka qenë Kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës prej vitit 2005-2008. (www.shofk.org)

Ka botuar punime si autorë i parë dhe koautorë në revista shkencore ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca Europiane dhe Botërore me prezentime dhe në cilësi të ligjëruesit të ftuar si në: Gjermani, Austri, Slovaki, Hungari, Sloveni, Turqi, Brazil, Japoni, Emirate të Bashkuara Arabe, Indi, Malejzi, Shri Llankë dhe Tajvan.

Ka qenë Kryetar i Kongresit të 16-të Shoqatës të Oftalmologëve të Europës Juglindore (16 th Congress of South-East European Ophthalmological Society (SEEOS), të mbajtur në Prishtinë, 31 maj – 02 qershor 2019 (www.seeos.org).

Është anëtar i Bordit te SEEOS – South-East European Ophthalmological Society (www.seeos.org)

Është Kyetar për AMDA Kosova – Association of Medical Doctors of Asia, headquarter in Japan. (www.amda.or.jp)

DR. Klajda Bardhi

1999-2005 Ka mbaruar me rezultate të larta Univerzitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë Gr. T. Popa, Rumani

2005-2010 ka kryer specializimin në departamentin e oftalmologjisë në spitalin e Neurokirurgjisë N. Oblu, ku është diplomuar me titullin: “M. D. (Doctor in Medicine) në oftalmologji”

2005-2006 Neurooftalmologji, diagnostikim e trajtim

2007-2008 Glaukome, diagnostikim, trajtim dhe trajnim kirurgjikal

2008-2009 Oftalmologji Pediatrike dhe Strabismus: diagnostikim, trajtim, trajnim kirurgjikal intensiv

01.01.2010-01.06.2010 bashkëpunon për sëmundjet e retinës, veçanërisht për trajtimin me laser te RETINOPATISË DIABETIKE dhe kirurgjinë vitreoretinale me dr. N. Ianopol.

Eksperiencë pune:

2011-2012 Oftalmologe në qendrën mjekësore ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, Tiranë

2012 dhe në vazhdim oftalmokirurge ne Klinikën Gjermane të Syrit, Tiranë.

Trajnime profesionale:

2008-2009: trajnime specifike për ekografi okulare, angiografi dhe retinopati diabetike, elektrofiziologji okulare, kirurgji e kataraktit, glaukomës.

05-07. 2009: Okuloplastike-në qendrën reparatore dhe konstruktive plastike.

04.2009: Kirurgji e kataraktit me fakoemulsifikim-sfida te ndryshme.

10.2009: Diagnoza në fokus dhe trajtimi kirurgjikal në Glaukomë- nga Prof. Dr. Benone Cristocea.

Qershor 2011: Retinopati diabetike në qendrën oftalmologjike Vinohrady, Prage, Ceki

Anëtarësi:

  • AAO: Akademia Oftalmologjike Amerikane (American Academy of Ophtalmology) – fiton konkursin e organizuar nga MSD Оphthalmics në Kongresin internacional të oftalmologjisë në Sinaia Rumani, si ‘International member in training of AAO’
  • ESCRS: Shoqata Evropiane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • RSO – Shoqata Rumune e Oftalmologjisë (Societatea Română De Oftalmologie)
  • SHSHO: Shoqata Shqiptarë e Oftalmologjisë

STUDIME DHE BOTIME NDERKOMBETARE:

Hipoteza e radikaleve të lirë në patogjenezën e glaukomës, dhe komente mbi glaukomën akute në një eksperiment model në lepuj. (Dr K. Bardhi, Dr N. Ianopol) ISSN 2068-1283 – www. ochiuldiabetic. ro

TEMA:

– Efekti i Bevacizumab në patologjinë e tesuteve proliferative në Retinopatine diabetike proliferative. (Dr Narcisa. Ianopol, Prof. Dr. Berndt. Kirchhof. Dr. K. Bardhi): ISSN 2068-1283 www.ochiuldiabetic.ro

– Benefiti i terapisë neuroprotektore me Nicergoline në trajtimin e glaukomës Primare me kënd te hapur. (Dr Jonid Bilbili, Dr. Klajda Bardhi): ISSN 2068-1283 www.ochiuldiabetic.ro

– Trajtimi i glaukomës së dekompensuar kompresive me implant kolagjeni. (Dr Jonid Bilbili, Dr Klajda Bardhi).

DR. Stela Ceca

2000-2006 Ka mbaruar me rezultate të larta Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Univerzitetit të Padova-s (Itali) duke mbrojtur temën: ” Rezultatet afatgjate (ne 24 muaj) të trajtimit të kombinuar IVT- PDT të degjenerimit makular të lidhur me moshën” e cila më vone u publikua

2007 Pas kalimit me sukses të provimit të shtetit regjistrohet në Urdhërin e Mjekëve te Padovas (n. 10742)

2007-2012 ka kryer specializimin ne departamentin e Oftalmologjisë në Spitalin Univerzitar të Padova-s, ku është diplomuar me titullin: “M. D. (Doctor in Medicine) në oftalmologji” duke mbrojtur temën: Hemangioma Retinale në sëmundjen von Hippel Lindau: lidhja midis mutacioneve gjenetike e fenotipeve klinike (analizë e 189 pacientëve) e cila është në proces publikimi.

2007-2008 Glaukoma dhe patologjitë e kornesë diagnostikim dhe trajtim.

2008-2009 Oftalmologji Pediatrike dhe Strabismus: diagnostikim, trajtim, Neurooftalmologji, diagnostikim e trajtim.

2009-2012 Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të retinës.

Eksperiencë pune

2011- korrik 2012 Oftalmologe në klinikën “Oculisti Associati” në Padova.

shtator 2012- mars 2015 oftalmologe ne Spitalin Multispecialistik “Salus” në Tiranë dhe pranë qendrës rehabilitative në Motta di Livenza në Itali.

mars 2014 – tetor 2014 oftalmologe në qendrën mjekësore “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.

mars 2015 dhe në vazhdim oftalmokirurge në Klinikën Gjermane të Syrit, Tiranë.

Anëtarësi:

  • AAO: Akademia Oftalmologjike Amerikane (American Academy of Ophtalmology)
  • ESCRS: Shoqata Evropiane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • SOI: Shoqata Italiane e Oftalmologjisë (Società Oftalmologica Italiana)
  • SHMSHO: Shoqata Mbarëshqipetare e Oftalmologjisë
  • GAT: Grupi Angiografik i Triveneto-s, Itali (Gruppo Angiografico Triveneto)
  • SOT: Shoqata e okulistëve të Trivenetos, Itali (Società Oftalmologica Triveneta)

Përfaqësuese e okulisteve shqiptar të rinj në shoqatën e okulistëve të Evropës Juglindore (SEEOS)

STUDIME DHE BOTIME NDËRKOMBETARE:

The prevalence of age-related macular degeneration in Italy (PAMDI) study: Report 1. Ophthalmic Epidemiology. 2011 Jun, 18 (3): 129-136 Piermarocchi S, Segato T, Scopa P, Masetto M, Ceca S

Retinal ganglion Cells and Hereditary optic Atrophy. A Spectral optical Coherence Tomographpy Study Stefano Piermarocchi MD, Stela Ceca, MD, Piero Barboni, MD, Edoardo Midena, MD www.retinasociety.org

Dietary Habits and Age- Related Macular Degeneration in a European population. The PAMDI Study, FFQ Report S. Piermarocchi; T. Segato; A. Turrini; T. Peto; S. Ceca; P. Scopa Invest. Ophthalmol. Vis. Sci. . 2009; 50 (13):276. doi:

TEMA

– Kalimi nga ranibizumab ne bevacizumab në pacientet refraktar të monoterapise. S. Ceca, S. Piermarocchi (Kongresi SOT 2008)

– Manifestimet okulare në sëmundjen e Von Hippel-Lindau. Orientimet moderne ne diagnozë dhe trajtim S. Ceca, S. Piermarocchi, G. Opocher, E. Midena (Kongresi SOT 2011)

– Atrofia esenciale e Irisit si manifestim i sindromës ICE (Irido-Corneal Endothelial Syndrome) S. Ceca, P. Lutaj (SEEOS 2013)