GABIMET REFRAKTIVE
EKZAMINIMI/ KORRIGJIMI TEK KLINIKA GJERMANE E SYRIT

Syri i njeriut është përgjegjës që të pranoj informata në formë të dritës dhe ti përcjellë ato në tru. Kështu na mundëson të përceptojmë ambientin që na rrethon përmes imazheve. Shumë njerëz e cilësojnë shqisen e të pamurit si shqisen më të rëndësishme.

SYRI DHE KAMERA FOTOGRAFIKE

Syri  lehtësisht mund të krahasohet me një kamerë fotografike. Kështu kornea na korrespondon me thjerrëzën e përparme të objektivit të kamerës, irisi dhe pupila me “ diafragmen e thjerrëzës” si dhe retina me filmin e kamerës fotografike. Po njësoj sikur fotografitë e kthjellta  që krijohen nga aparati fotografik, ashtu edhe syri nëpërmjet ndërveprimint të kornesë, pupilles dhe lensit krijon imazhe në retinë. Derisa fokusi te një kamerë arrihet me rrotullimin e objektivit ose me autofokus, tek syri i njeriut kjo arrihet në mënyre automatike me anë të ndrrimit të formës së lensit.

SI SHFAQEN GABIMET REFRAKTIVE?

Në sytë me shikim normal, rrezet e dritës hyrëse (imazhet) devijohen nga sistemi optik në atë mënyrë që ato të takohen në një pikë qendrore pikërisht në retinë (zakonisht pika e shikimit më të mprehtë). Ky devijim quhet indeksi i thyerjes së dritës. Pjesët e ndryshme të sistemit optik të syrit kombinohen për të dhënë fuqi refraktive totale, e cila shprehet në dioptri (D). Nëse kjo fuqi refraktive është normale, imazhet do të shfaqen të mprehta në retinë. Sidoqoftë, nëse pika qendrore nuk është saktësisht në retinë, por prapa ose përpara saj, ne e shohim mjedisin tonë jashtë fokusit. Në këto raste flitet për gabimet refraktive/ ametropinë.

SI DIAGNOSTIKOHEN GABIMET REFRAKTIVE?

Gabimet refraktive diagnostikohen nga oftalmologët duke përdorur testet refraktive. Me anë të këtyre testeve, përcaktohet fuqia më e mirë refraktive për syzet ose lentet tuaja të kontaktit.

TRAJTIMI I REKOMANDUAR TEK GABIMET REFRAKTIVE?

Kirurgjia refraktive rekomandohet për të korrigjuar gabimet refraktive. Ne në Klinikën Gjermane të Syrit ju ofrojmë opsione të ndryshme trajtimi. Këto përfshihen, Premium Femto-Lasik, lentet intraokulare të kontaktit ose zëvëndësimin e lenteve refraktive ( clear lens exchange).

Dëshironi të mësoni më shumë rreth llojeve të ndryshme të gabimeve refraktive?
Atëherë hidhini një sy broshurës sonë: Informacioni i pacientit mbi gabimet refraktive.

Nëse keni ndonjë pyetje, ne jemi në dispozicionin tuaj. Na telefononi në numrat tanë kontaktues.
Ne ju mirëpresim!

EKZAMINIMI DHE TRAJTIMI I MIOPISË NË KLINIKËN GJERMANE TË SYRIT

Objektet në distancë ju duken turbullt. Këtu mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me miopinë. Kontrolloni dhe trajtoni miopinë në DEmed – KGJS!

EKZAMINIMI DHE TRAJTIMI I ASTIGMATIZMIT NË KLINIKËN GJERMANE TË SYRIT

Lakueshmeria e  pabarabartë e kornesë shkakton shikimim të turbullt të objekteve në largësi dhe afërsi. Këtu mund të gjeni informacione të mëtejshme rreth zhvillimit, simptomave, ekzaminimit dhe trajtimit  të astigmatizmit.

EKZAMINIMI DHE TRAJTIMI I LARGPAMËSISË NË KLINIKËN GJERMANE TË SYRIT

Vështirësi në shikimin e objekteve në afërsi. Si shfaqet largpamësia? Cilat janë simptomat? Kur duhet të kryhet trajtimi? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe informacione të tjera në lidhje me largpamësinë mund t’i gjeni këtu.

EKZAMINIMI DHE TRAJTIMI I PRESBIOPISË NË KLINIKËN GJERMANE TË SYRIT

Këtu mund të gjeni informacion mbi shkaqet, ekzaminimin dhe trajtimin e problemeve vizive të lidhura me moshën (Presbiopia) në Klinikën Gjermane të Syrit.