LARGPAMËSIA(HIPERMETROPIA)
EKZAMINIMI DHE TRAJTIMI NË DEmed - KGJS

Njerëzit largpamës i shohin të turbullta objektet në afërsi. Kjo do të thotë se ata shpesh mbajnë libra dhe gazeta larg vetes për të qenë në gjendje të lexojnë më mirë.

LARGËPAMESIA

SI PARAQITET LARGËPAMESIA ?

Në rastet e largpamësisë (hipermetropia), ekziston një çekuilibër në mes të fuqisë refraktive dhe gjatësisë së kokërdhokut të syrit. Ose fuqia refraktive e sistemit të përbërë nga thjerrëza, lëngu intraokular dhe kornea është shumë e ulët (hipermetropia refraktive) ose BULBI i syrit është shumë i shkurtër (hipermetropia boshtore). Rrezet hyrëse të dritës janë të përqendruara pas retinës. Prandaj, pika e fokusit është prapa retinës, që do të thotë se nuk mund të formohet një imazh i qartë.

SIMPTOMAT E LARGPAMËSISË

Kërkohet një distancë gjithnjë e më e madhe në mënyrë që të njihen objektet. Gjatë leximit shpesh ndodh që të paraqitet djegia ose dhimbja e syve si dhe kokëdhimbja.

KUR DUHET TË TRAJTOHET LARGPAMËSIA ?

Largpamësia e gradës së lehtë ose të mesme zakonisht kompensohet nga lensi i syrit deri në një moshë të caktuar.  Ky kompensim arrihet me ndryshimin e formës së lensit në atë mënyrë që fuqia refraktare të rritet ( akomodimi). Kjo do të thotë se hipermetropia nuk kërkon korrigjim për sa kohë që pacienti është ende në gjendje të shohë pa probleme si në distancë ashtu edhe nga afër. Në rastin kur largëpamësia shoqërohet me simptoma si dhimbje koke, atëherë syzet duhet të vëndosen qysh në fëmijeri. Duke qenë se syri duhet të akomodoj  gjatë leximit, njerëzit largpamës vërejnë një rënie më të shpejt në aftësinë e tyre për të lexuar. Kjo ndodh sepse aftësia e thjerrëzave të syrit për të ndryshuar formën zvogëlohet me kalimin e moshës, prandaj njerëzit largpamës kanë nevojë më herët për syze leximi sesa ata me shikim normal.

SI MUND TË TRAJTOHET LARGPAMËSIA ?

Largpamësia mund të korrigjohet me syze ose lente kontakti. Korrigjimi bëhet duke rritur fuqinë refraktive të sistemit optik, pra duke zhvendosur pikën fokale përpara në retinë. Fuqia refraktive e syzeve ose lenteve të kontaktit caktohet si plus (p.sh. +2,0 dioptri).

Si alternativë ndaj syzeve apo lenteve të kontaktit, ekziston mundësia e trajtimit me Femto-LASIK për hipermetropinë e lehtë deri në mesatare. Tek rastet e rënda të largpamësisë, (si alternativë është implantimi I lenteve). Në kombinim me presbiopinë, largpamësia mund të korrigjohet duke vendosur thjerrëza intraokulare multifokale.

TRAJTIMI I LARGPAMËSISË NË DEmed - KGJS

Zbuloni më shumë për mundësinë e implanteve të lenteve për trajtimin e largpamësisë.

A keni pyetje në lidhje me një nga metodat tona të trajtimit? Na telefononi!
Ne jemi të lumtur t’ju ndihmojmë!