PRESBIOPIA
EKZAMINIMI DHE TRAJTIMI NË DEmed - KGJS

Me kalimin e viteve, elasticiteti i thjerrëzës së syrit zvogëlohet (humb aftësia e akomodimit) duke rezultuar në uljen e fuqisë refraktive të syrit. Thjerrëza atëherë nuk ka aftësi të përshtatet gjatë shikimit në distanca të ndryshme. Keto ndryshime njihen me emrin si presbyopi dhe diagnostikohen nga oftalmologu apo opticienti.

Vështirësitë vizuale të lidhura me moshën (presbiopia) karakterizohen me vështirësi në të pamurit qartë të objekteve në afërsi. Leximi i shkronjave të vogla në veçanti bëhet gjithnjë e më i vështirë. Presbiopia nuk është një sëmundje, por është një proces normal që prek të gjithë  njerëzit nga mosha rreth 45 vjeç, pavarësisht nëse ata kanë pasur shikim normal ose kanë vuajtur nga gabimet refraktive edhe më herët. Presbiopia shfaqet për shkak se thjerrëza normalisht duhet të ndryshoj formën( të lakohet) në mënyrë që të mund të shohë mirë objektet nga afër, gjë që mundësohet nga muskuli ciliar. Por, me kalimin e moshës lentet bëhen më të forta dhe më të ngurta dhe nuk mund të ndryshojnë formën. Presbiopia shpesh prek njerëzit largpamës më herët se ata shkurtëpamës.

Presbyopia i prek më herët personat që janë largpamës se sa ata që janë shkurtpamës.

Diagrami i therrëzës së turbulluar (pas hyrjes së rrezeve të dritës në sy, drita shpërndahet)

Diagrami i thjerrëzës së shëndoshë (pas hyrjes së rrezeve të dritës në sy, drita fokusohet qartë në pjesën e pasme)

SIMPTOMAT E PRESBIOPISË

Simptoma e vetme është se leximi i gazetave ose i teksteve me shkronja të imëta në afërsi bëhet gjithnjë e më i vështirë,  ndërsa shikimi i objekteve në distance është i mundur pa probleme.

SI MUND TË TRAJTOHET PRESBIOPIA?

Zakonisht presbiopia korrigjohet me syze leximi. Pacientët që vuajnë gjithashtu dhe nga gabime të tjera refraktive përdorin syze bifokale ose lente progresive, në mënyrë që të mos kenë nevojë të ndërrojnë vazhdimisht syzet e tyre të ndryshme për distanca të gjata dhe të shkurtra.

Lentet multifokale intraokulare që implantohen në sy mund të kompensojnë shkurtëpamësinë dhe largpamësinë, duke arritur kështu pavarësinë nga çdo lloj syze korrigjuese.

TRAJTIMI I PRESBIOPISË NË DEmed - KGJS

Këtu do të gjeni informacione online për lentet intraokulare multifokale.

Ne jemi të lumtur t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja. Na telefononi në numrat kontaktues!
I mirëpresim thirrjet tuaja!