SHKURTPAMËSIA(MIOPIA)
EKZAMINIMI DHE TRAJTIMI NË DEmed - KGJS
Njerëzit shkurtëpamës i shohin objektet e largëta jashtë fokusit. Kjo mund të çojë në dhimbje koke, veçanërisht pas aktiviteteve ku është e nevojshme të përqendroheni në objekte të largëta, si për shembull vozitja.
Miopia
SI PARAQITET SHKURTPAMËSIA?
Shkurtpamësia (miopia) zakonisht është rezultat i rritjës së kokërdhokut të syrit (miopi boshtore) ose rritjes së fuqisë refraktive të thjerrëzave; lëngut intaokular dhe kornesë (miopi refraktive). Kjo do të thotë që pika e fokusit është përpara retinës Drita hyrëse qëndron në raport të ngushtë me gjatësinë e kokërdhokut të syrit. Kështu rrezet e dritës përthyhen para retinës dhe në tru krijohet imazh i turbullt. Vetëm drita që arrin syrin nga një distancë e shkurtër mund të përthyhet në mënyrë korrekte dhe të portretizohet saktë në retinë.
FORMA TË VEÇANTA TË SHKURTPAMËSISË
MIOPIA E THJESHTË
Kjo formë e miopisë është e trashëguar dhe njihet edhe si miopia e thjeshtë, miopia beninje ose “miopia shkollore”. Kjo e fundit i referohet moshës në të cilën shfaqet miopia e thjeshtë. Kjo është zakonisht mes moshës 10 dhe 12 vjeç. Pas moshës 25 vjeçare, dëmtimi i shikimit shpesh nuk rritet më tej. Megjithatë, në raste të rralla ajo vazhdon të rritet deri në moshën 30 vjeçare dhe pacientët mund të arrijnë një dioptri prej -6 deri në -8.
MIOPIA MALINJE
Kjo formë e miopisë, e cila ndryshe quhet edhe Myopian magna ose Myopia progressive, përfshin zgjatjen e kokërdhokut të syrit që ndodhë pavarësisht nga ndikimet e jashtme. Kjo rezulton në hollimin e horoidesë dhe retinës si dhe tkurrje të indeve. Kjo shkakton gjakderdhje të brendshme dhe ndryshim të pigmentuar në zonën e makulës, e cila quhet edhe “Fuchs spot” dhe është një shenjë tipike e kësaj sëmundjeje. Në këtë formë të miopisë, jo vetëm që shikimi ulet ndjeshëm, por ka edhe një rrezik të shtuar për shkëputje të retinës.
SIMPTOMAT E SHKURTPAMESISË
Simptomat e miopisë mund të përfshijnë vështirësinë për të njohur imazhet e projektuara, emrat e rrugëve ose njerëzit në distancë. Për më tepër, sa më larg që pacientët të shikojnë, objektet duken më të paqarta. Pacientët e prekur shpesh vuajnë nga kokëdhimbja pas aktiviteteve që kërkojnë shikimin në distancë, si vozitja.
SI MUND TË TRAJTOHET MIOPIA?
Shkurtërpamja mund të korrigjohet me syze ose lente kontakti. Kjo zvogëlon fuqinë refraktive të syrit, duke zhvëndosur pikën e fokusit prapa në retinë. Fuqia refraktive e thjerrëzave të syzeve ose e lenteve të kontaktit jepet me shenjën minus (p.sh. -2,5 dioptri).
Si alternativë ndaj syzeve ose lenteve të kontaktit, është i mundur trajtimi i shkurtpamësisë së lehtë ose mesatare me Femto LASIK.Për rastet e rënda të miopisë, zakonisht mund të arrihen rezultate të mira me implantimin e lenteve. Në kombinim me presbiopinë, miopia mund të korrigjohet duke vendosur thjerrëza intraokulare multifokale.
EKZAMINIMI DHE TRAJTIMI I SHKURPAMËSISË TEK DEmed - KGJS
Këtu mund të mësoni më shumë rreth metodës moderne Femto LASIK, një nga sistemet më të reja në Evropë, të cilën e ofron Klinika Gjermane e Syrit.
Ne jemi të lumtur t’ju japim më shumë informacione. Thjesht na telefononi në +383 (0)38 60 60 63!