GLAUKOMA
EKZAMINIMI DHE TRAJTIMI NË DEmed - KGJS
Në sy, i ashtuquajturi trup ciliar vazhdimisht prodhon lëng të syrit (humor aqueous), i cili më pas drenohet përmes këndit iridokorneal. Glaukoma është një grup sëmundjesh në të cilat presioni brenda syrit është shumë i lartë për nervin optik që të përballojë stresin dhe rrjedhjen e gjakut.

ECURIA E GLAUKOMËS
SI SHFAQET GLAUKOMA?
Te pacientët me glaukomë, dëmtimi i nervit optik zakonisht ndodh gradualisht, duke çuar në humbje progressive dhe graduale të shikimit. Fusha e shikimit bëhet më e ngushtë në formë gjysmëhëne nga jashtë. Kjo fushë e ngushtuar e shikimit, mund të çojë për shembull në probleme orientimi në trafik. Ky ndryshim nuk shoqërohet me dhimbje dhe shpesh nuk vërehet në fazat e hershme të sëmundjes.
Glaukoma zakonisht prek të dy sytë. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në humbje të rëndë të shikimit apo edhe në verbëri të plotë.
Në rastin e glaukomës me kënd të mbyllur, mund të shfaqen simptoma shtesë si dhimbje, skuqje, nauze dhe vjellje.
SI DIAGNOSTIKOHET GLAUKOMA?
Për diagnostikimin e glaukomës, fillimisht bëhet një test i shikimit, më pas matet presioni intraokular. Presioni intraokular varet gjithashtu nga trashësia ose rezistenca e ofruar nga kornea. Për këtë arsye rekomandohet edhe kryerja e pahimetrisë së kornesë gjatë ekzaminimit fillestar. Më pas, oftalmologu do të vlerësojë nervin optik (fundoskopi). Ekzaminimi i katërt është testi i fushës vizive (perimetira).

ECURIA E GLAUKOMËS
Një analizë e saktë e diskut optik dhe e çdo dëmtimi ekzistues nga glaucoma mundësohet nga metoda inovative diagnostikuese, si GDx, OCT etj.
SI MUND TË TRAJTOHET GLAUKOMA?
Shumica e pacientëve me glaukomë mund të trajtohen me pika për sy. Nëse trajtimi medikamentoz nuk është i mjaftueshëm dhe gjendja klinike përkeqësohet, atëherë mirren parasysh masat dhe intervenimet laserike dhe kirurgjike.
Polarimetria skanuese me laser (GDX)
Me metodat konvencionale të diagnostikimit, dëmtimi i nervit optik mund të zbulohet vetëm në faza të avancuara. Gjatë një ekzaminimi me GDx, trashësia e shtresës së fibrave nervore të retinës(NFL) matet me rreze të dobëta laserike dhe vlerësohet me ndihmën e një kompjuteri.
Matja e shpejtë pa kontakt me GDx lejon matjen objektive të shtresës së fibrave nervore të retinës me saktësi μm( mikrometrike).
Procedura GDx mundëson diagnozën sa më të hershme të retinopatisë diabetike, si dhe mundëson kontrollë të saktë mbi ecurinë e sëmundjes.

MATJET ME GDX
CFARË MUND TË BËNI JU?
Kontrollat e rregullta nga oftalmologu juaj janë mënyra më e mirë për të zbuluar glaukomën. Përsonat mbi 40 vjeç duhet të kontrollojnë rregullisht sytë edhe nëse nuk kanë asnjë simptomë.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni ndonjë rast të glaukomës në familje ose nëse pacienti ka miopi të rëndë.