KERATOKONUS

ÇFARË ËSHTË KERATOKONUSI?

Keratokonusi është një sëmundje pjesërisht gjenetike e kornesë, e karakterizuar nga hollimi progresiv i kornesë.Së pari, paraqiten ndryshime në sipërfaqen e pasme të kornesë, të ndjekura nga zgjatime në sipërfaqen e përparme të kornesë.

Fatkeqësisht, shenjat e para zakonisht zbulohen vonë, pasi pacientët e prekur kërkojnë ndihmë tek specialisti vetëm kur mprehtësia e të pamurit zvogëlohet. Meqenëse ametropia në fazat e hershme ende mund të kompensohet me syze, sëmundja zakonisht mbetet e pazbuluar madje edhe pas vizitës së parë me okulistin.

Astigmatizmi në keratokonus

Në rastet kur pacienti paraqitet rregullisht te okulisti, me përkeqësim të astigmatizmit, siç është tipike për keratokonusin, okulisti ka shenja të mundshme të sëmundjes.Vetëm në fazat e avancuara të sëmundjes, okulisti do të ishte në gjendje të dallonte keratokonusin nën mikroskopin me slit lamp.

Sa më herët të zbulohet dhe trajtohet keratokonusi, aq më e madhe është mundësia për të ndaluar ose ngadalësuar përparimin e sëmundjes. Prandaj ne rekomandojmë që pacientët të përdorin shërbimet shëndetësore individuale.

Për të zbuluar nëse kemi ndryshime në korne, ne u ofrojmë pacientëve tanë metoda moderne diagnostikuese, që lejojnë një analizë tredimensionale të kornesë. Megjithatë, kompanitë e sigurimeve shëndetësore, mbulojnë shpenzimet për këto metoda moderne diagnostike, vetëm kur pacienti tashmë është diagnostikuar me sëmundjen dhe është planifikuar trajtimi kirurgjik.

ÇFARË LLOJE TË KERATOKONUSIT KA?

FORMA E HESHTUR E KERATOKONUSIT (FRUSTE)

Forma e heshtur quhet kështu sepse nuk përparon shpejt. Nëse sëmundja mbetet në një fazë në të cilën forma e plotë e konusit nuk është formuar ende, kjo quhet forma “Fruste Keratoconus”. Të prekurit zakonisht mbajnë syze ose lente kontakti dhe mund të shohin mirë me to. Në shumë raste, diagnoza e keratokonusit vendoset rastësisht gjatë një kontrolli të detajuar okulistik. Në periudhën e përcjelljes së gjendjes së pacientit, nëse nuk konstatohet progredim i sëmundjes pacientët zakonisht nuk kanë nevojë të trajtohen. Forma Fruste është forma më e zakonshme e keratokonusit.

FORMA PROGRESIVE E KERATOKONUSIT

Forma progresive e keratokonusit përparon shpejt dhe zakonisht bëhet e dukshme rreth moshës 20 vjecare (15 – 25 vjeç). Keratokonusi progresiv zhvillohet në rreth 20% të pacientëve. Në fillim, vlerat e syzeve ndryshojnë shumë. Gjithashtu vihet re një astigmatizëm në rritje. Më vonë, shikimi optimal vështirë se mund të rikthehet edhe me korrigjimin më të mirë të mundshëm.

ÇFARË ËSHTË EKTAZIA?

Termi mjekësor ectasia përshkruan fryrjen e një strukture. Ektazia e kornesë mund të ndodhë ose si rezultat i keratokonusit ose pas një trajtimi me laserik të syve. Supozohet se destabilizimi i kornesë me heqjen e indeve çon në mungesë stabiliteti dhe si rezultat, në një fryrje të kornesë.

ÇFARË SIMPTOMA KANË PACIENTËT?

  • Luhatjet vizuale
  • Ulje të mprehtësisë së të pamurit
  • Shikimi i shtrembëruar
  • Ndryshime të shpeshta në vlerat e syzeve
  • Rritja e ndjeshmërisë ndaj dritës
  • Perceptimi i rrathëve rreth burimeve të dritës (të ashtuquajturat “halos”)
  • Sytë e thatë

ÇFARË SHKAKTON KERATOKONUSIN?

Shkaqet e keratokonusit janë shumë komplekse dhe nuk mund të shpjegohen qartë. Keratokonusi është ndoshta një sëmundje kryesisht gjenetike. Në Evropë, afërsisht 1 person në vitin 2000, është diagnostikuar me keratokonus. Për ndikimin gjenetik flet fakti, që keratokonusi mund të shfaqet në familje ose në rajone ku probabiliteti i shfaqjes së sëmundjeve gjenetike në përgjithësi rritet për shkak të reduktimit të grupit të gjeneve.

Një mutacion i molekulave të kolagjenit në indin lidhës të kornesë, i cili çon në më pak lidhje të kryqëzuara të kolagjenit dhe në këtë mënyrë uljen e stabilitetit biomekanik të kornesë, mund të jetë gjithashtu shkaku i keratokonusit.

Gjithashtu, rekomandohet që të prekurit të bëjnë një ekzaminim të gjëndrrës tiroide për të filluar trajtimin hormonal nëse është e nevojshme. Hormoni i tiroidesë, tiroksina, duket se ka një ndikim të rëndësishëm në biomekanikën e kornesë sepse ndikon në rritjen dhe ngurtësinë e indit korneal.

Megjithatë, deri më tani, e vetmja gjë që është e sigurt është se fërkimi i shpeshtë i syve (p.sh. te ata që vuajnë nga alergjia ose pacientët me sy të thatë) rritë shumë rrezikun e zhvillimit të keratokonusit.

SI NDIKON KERATOKONUSI NE STILIN E JETESES?

Sëmundja zakonisht shfaqet në periudha të ndryshme në të dy sytë. Njerëzit e prekur shpesh shpërfillin shenjat e para, pasi që në jetën e përditshme nuk janë edhe aq shqetësuese. Si rezultat, në shumicën e rasteve diagnoza konstatohet në një fazë të avancuar.

Meqenëse sëmundja zakonisht vërehet në dekadën e dytë deri në të tretën e jetës dhe ndalon vetëm në dekadën e katërt dhe të pestë të jetës, të prekurit duhet t’i nënshtrohen ekzaminimeve të rregullta. Sa më herët të vërehet dhe të trajtohet sëmundja, aq më të ulëta do të jenë dëmtimet e shikimit në planin afatgjatë.Për të kompensuar dëmtimet e shikimit, të prekurit kanë nevojë për ekzaminime të vazhdueshme okulistike dhe duhet të jenë të durueshëm kur zgjedhin dhe vendosin mjete ndihmëse.

ÇFARË SFIDA KA?

Përderisa rastet në faza të hershme, zakonisht mund të trajtohen ende me syze ose lente kontakti, fazat e avancuara shpesh mund të trajtohen vetëm me lente kontakti të veçanta për të rivendosur shikimin optimal. Andaj përkujdesja ndaj pacientit në këto raste, është shpesh një sfidë për personin e prekur, okulistin dhe specialistin e lenteve të kontaktit.

CILAT JANË OPSIONET E TRAJTIMIT?

Trajtimi më premtues dhe më i rëndësishëm për keratokonusin është Cross-Linking me UV-riboflavin, e cila synon të ndalojë fryerjen në rritje të kornesë.

Nëse mjetet ndihmëse si syzet ose lentet e kontaktit nuk pranohen mirë, në anën tjetër segmentet e unazës intrakorneale si “keraring” mund të kompensojnë parregullsitë dhe kështu të bëjnë të mundur përmirësimin e mprehtësisë vizuale.

Në raste të rralla, parregullsitë e kornesë mund të zvogëlohen gjithashtu me një trajtim laser të veçantë.

Nëse keratokonusi nuk mund të trajtohet më me mjete ndihmëse dhe metodat e trajtimit si Cross-Linking, atëherë duhet të diskutohet mundësia e transplantit të kornesë.