SËMUNDJET RETINALE
Për sytë tanë, retina është ajo që filmi paraqet për një aparat fotografik. Nëpërmjet retinës regjistrohen imazhet të cilat i përcillen trurit tonë nëpërmjet nervit optik.
Gati 130 milionë qeliza sensore të pranishme në retinë janë shumë të ndjeshme: çdo lloj crregullimi metabolik mund t’i dëmtojë ato. Sëmundjet e ndryshme shpesh rezultojnë në dëmtime të rënda të shikimit ose në disa raste edhe humbje të shikimit, si rezultat i pamundësisë regjeneruese të dëmtimeve në retinë.
Simptomat e sëmundjes së retinës:
- Përkeqësimi i shikimit qëndror dhe periferik
- Perceptimi i ndezjeve të papritura të dritës
- Shikimi i shtrembëruar
- Tufa pikash të zeza që fluturojnë pranë syrit
- Një fushë e kufizuar e shikimit
- Perceptimi i hijeve
Nëse vëreni një ose disa nga këto simptoma, duhet të konsultoheni urgjentisht me specialistin e syve, pasi këto mund të jenë shenja të një sëmundje të retinës.
Sëmundjet më të zakonshme të retinës janë renditur më poshtë për informimin tuaj të mëtejshëm: