DEGJENERIMI MAKULAR I
LIDHUR ME MOSHËN

Degjenerimi makular i lidhur me moshën, (AMD) është një sëmundje degjenerative e syve, që me kalimin e viteve, mund të shoqërohet me dëmtime në zonën e të pamurit të qartë (makula). AMD në rastet më të rënda mund të çojë, deri në humbje të shikimit, në qendër të fushës së të pamurit.

FORMAT E DEGJENERIMIT MAKULAR LIDHUR ME MOSHËN (AMD)

Ekzistojnë dy forma të AMD-së, degjenerimi makular i thatë dhe i njomë(eksudativ).

DEGJENERIMI MAKULAR I THATË

Tek AMD e thatë, karakterisitke janë formimi i depozitimeve të vogla nën retinë. Ecuria e sëmundjes zakonisht është e ngadalshme, por mund të progredoj në formën e lagësht të AMD-së e deri në verbëri të plotë. Simptomat e degjenerimit të thatë makular, manifestohen me zvogëlim të mprehtësisë së të pamurit gjatë leximit dhe realizimit të punëve të ndryshme rutinore.

 

Aktualisht nuk ka asnjë ilaç për trajtimin e formës së thatë të degjenerimit makular. Për këtë arsye, oftalmologët rekomandojnë përdorimin e lëndëve ushqyese dhe vitaminave të caktuara, si luteina, zeaksantina, acidet yndyrore, omega-3 etj. me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të sëmundjes.

DEGJENERIMI MAKULAR I THATË

DEGJENERIMI MAKULAR I NJOMË

Tek AMD e njomë në retinë rriten enët jonormale të gjakut. Muret e këtyre enëve dobësohen dhe gjakderdhin. Vështirësia në lexim është simptoma e parë, ndërsa shkronjat bëhen të paqarta dhe shikimi është i shtrembëruar, vijat humbasin simetrinë e tyre ose edhe mund të mungojnë në tërësi.Poashtu mund të paraqitet, një pikë e errët në qendër të fushës së shikimit, përderisa zona e periferike mbetet e paprekshme.

DEGJENERIMI MAKULAR I NJOMË

SI DIAGONOSTOHET AMD?

TESTI AMSLER GRID – VET TESTOHU

Përveç pajisjeve komplekse dhe me kosto të lartë, ekziston një mënyrë e thjeshtë për zbulimin e hershëm të AMD-së, i ashtuquajturi testi i rrjetës Amsler. Nëse një pacient me AMD i nënshtrohet një testimi të tillë, atëherë ai do të shihte vijat e shtrembëruara përreth pikës së zezë në mes dhe e gjithë zona qëndrore do të mjegullohej. Testimi në këtë rast, mund të tregojë degjenerim makular, por sigurisht, që kjo mënyrë e testimit nuk i zëvendëson ekzaminimet mjekësore përkatëse.

Udhëzim i shkurtër rreth testimit:

Secili sy kontrollohet individualisht, ndërsa tjetri është i mbuluar. Mbani rrjetën Amsler para syrit tuaj, në një distancë normale leximi (30 deri në 40 centimetra) ose pasi të klikoni në imazhin “Amsler grid test” në ekran. Tani rregulloni pikën e zezë në mes.Shikoni me vëmendje nëse të gjitha vijat në afërsi të pikës janë të drejta. Nëse shihni vija ose hije të shtrembëruara, të paqarta, të thyera ose që mungojnë , duhet patjetër të vizitoni një okulist!

EKZAMINIMI I FUNDUSIT (Slit Lamp):

Ndryshimet në retinë, duke përfshirë makulën dhe papillën e nervit optik, mund të jenë të pranishme edhe para dobësimit të mprehtësisë së të pamurit dhe ato mund të vërehen, duke ekzaminuar fundusin e syrit. Ekzaminimi është i mundur, me të ashtuquajturën oftalmoskopi indirekte në llambën me prerje (shih më lart për llambën me prerje). Pupilat zgjerohen më herët me pika përkatëse.

TOMOGRAFIA OPTIKE KOHERENTE (OCT):

OCT është një aparaturë e rëndësishme diagnostikuese me anë të së cilës mund të zbulohen anomalitë më të vogla në trashësinë e retinës, andaj ekzaminimi i retinës me anë të tomografisë optike koherente (OCT) hap mundësi të reja në vlerësimin dhe identifikimin e hershëm të sëmundjeve të saj.

OPTICAL COHERENCE TOMOGRAPHY

SI TRAJTOHET AMD?

Ekzistojnë medikamente moderne për trajtimin e AMD-së së lagësht, të tilla si injeksionet intravitreale, të cilat ndalojnë progredimin e shpejtë të sëmundjes dhe në disa raste, madje mund të përmirësojnë të pamurit.

Faktorët e rrezikut të degjenerimit makular janë: mosha, konsumimi i duhanit, trashëgimi gjenetik, presioni i lartë i gjakut, ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, dieta jo e shëndetshme, etj.