EDEMA MAKULARE PËR SHKAK TË INFLAMIMIT
VASKULAR TË UVEAS (UVEITIS)
“Uveitis” përmbledh sëmundjet e pjesës së brendshme të syrit që kanë të përbashkët një inflamacion të të shtresës së mesme të syrit, që ndryshe njihet si Uvea (shtresa vaskulare). Ato zakonisht klasifikohen sipas lokalizimit anatomik të inflamacionit: uveiti anterior (irisi dhe muskuli ciliar), uveiti intermediar (dhoma e përparme, trupi qelqor) dhe uveiti posterior (retina dhe koroidea). Edema makulare është shkaku më i zakonshëm i dëmtimit të shikimit, veçanërisht tek uveiti posterior. Edema makulare, paraqet depozitim të lëngjeve në njollën e verdhë (makula) gjendje kjo, e cila mund të dëmtojë rëndë mprehtësinë e të pamurit në shumë pacientë. Forma inflamatore e edemës makulare, shpesh është e vështirë për t’u trajtuar.
Papilla e nervit optik e dëmtuar dhe me skaje të paqarta, poashtu çon në dëmtim të të pamurit.
Te uveiti posterior, ashtu si edhe në format e tjera të uveitit, ekziston mundësia, që të paraqitet turbullimi i thjerrëzës (katarakt), një rritje e presionit intraokular (glaukoma) ose, në të kundërtën, një rënie e theksuar e presionit intraokular (hipotension).
DIAGNOZA E UVEITIT
Metodat ekzaminuese fillojnë me marrjen e anamnezës, diskutimi i detajuar me mjekun.Këtu përfshihet historia juaj mjekësore, simptomat ose sëmundjet e mundshme të syve në familjen tuaj. është e rëndësishme njohja e sëmundjeve që shoqërohen shpesh me uveitin, si sëmundjet reumatizmale, sëmundjet kronike inflamatore të zorrëve, skleroza multiple ose sarkoidoza.Nëse është e nevojshme, konsultohemi edhe me specialistë të tjerë të fushave përkatëse.

LLAMBË ME PRERJE
Një ekzaminim i detajuar bëhet me anë të biomikroskopit, nën llambën më prerje. Syri është i ndriçuar dhe fundi i syrit është zgjeruar. Kjo na mundëson të vlerësojmë vizualisht pamjen klinike.