EDEMA MAKULARE NË DEGËN VENOZE DHE
OKLUZIONI I VENËS QENDRORE
Bllokimi i degës venoze në sy, zakonisht shkaktohet nga mpiksja e gjakut, që lokalizohet në një pjesë të venës. Mpiksja e gjakut mund të ketë shkaktarë të ndryshëm: presioni i lartë i gjakut, arterioskleroza, konsumimi i duhanit, diabeti etj.
Në varësi të lokalizimit, kemi të bëjmë me okluzion të degës së venës në sy (VAV) ose okluzion të venës qëndrore (ZVV).
Okluzioni (mbyllja) i degëve të venave është shumë më i zakonshme sesa okluzioni i venës qendrore, sidomos në rastet kur kemi një okluzion të venës retinale, rreth 85% e rasteve janë VAV. Në përgjithësi, rreziku i okluzionit venoz rritet ndjeshëm me moshën. Pothuajse të gjithë të prekurit janë mbi 50 vjeç.
Bllokimi i degës venoze në sy
DIAGNOZA E OKLUZIONIT TË DEGËS VENOZE/OKLUZIONIT TË VENËS QENDRORE
Në shumë raste, diagnoza tashmë bëhet, duke ekzaminuar fundusin e syrit me ndihmën e një llambe me prerje. Një ekzaminim shtesë vaskular (angiografia fluoreshente) mundëson diferencimin midis një okluzioni venoz me rrjedhje gjaku të ruajtur, në enët më të vogla (forma joishemike) dhe një okluzioni të shtratit kapilar (formë ishemike).
LLAMBË ME PRERJE
ANGIOGRAFIA FLUORESHCENTE
TERAPIA E OKLUZIONIT TË VENAVE
Të gjitha masat terapeutike kanë për qëllim kufizimin e humbjes së shikimit dhe shmangien e komplikimeve të mëvonshme.
Për shumë vite, terapia me laser u konsiderua standardi i artë i trajtimit.
Mirë po, sot përdoret vetëm në raste të përzgjedhura për reduktimin e ënjtjeve. Terapia standarde sot janë medikamentet, që injektohen drejtpërdrejt në sy, përmes një injeksioni në trup qelqor. Aplikimi i antiVEGF në ënjtjet e retinës të shoqëruara me sëmundje të tjera makulare kanë treguar rezultat të konsiderueshëm në regresionin e ënjtjes, me trajtim të përsëritur.