MIOPIA PATOLOGJIKE (MCNV)
Neovaskularizimi miop koroidal(MCNV), i njohur gjithashtu si miopi patologjike, është një komplikim i mundshëm i miopisë dhe shkakton dëmtim të retinës nëpërmjet formimit të pakontrolluar të enëve të reja të gjakut. Këto neovaza nën retinale quhen neovaskularizime. Këto enë gjaku shpesh çojnë në reduktim drastik të mprehtësisë së të pamurit, për shkak të gjakderdhjes ose formimit të edemës.
DIAGNOZA E MIOPISË PATOLOGJIKE
Të rriturit dhe veçanërisht të moshuarit me miopi të rëndë duhet t’i kontrollojnë sytë në intervale të rregullta. Sepse sa më gjatë të jetoni me miopi (shkurtërpamësi) dhe veçanërisht miopi patologjike, aq më të mëdha janë gjasat që të ndodhin komplikime.
PËR DIAGNOSTIKIM, PËRDORIM METODAT E MËPOSHTME EKZAMINUESE:
EKZAMINIMI I FUNDUSIT (LLAMBË ME PRERJE):
Bebëza e syrit zgjerohet, duke përdorur pikat e syrit dhe fundusi ekzaminohet me një llambë me prerje. Llamba me prerje është metodë bazë diagnostikuese, e cila ndriçon syrin me një rreze të imët drite dhe zmadhon zonat e ndriçuara me mikroskop, në mënyrë që mjeku të shohë qartë patologjitë e mundshme.
ANGIOGRAFIA FLUORESHCENTE
ANGIOGRAFIA FLUORESHCENTE:
Për të diagnostikuar enët e reja të gjakut(neovaskularizimet) dhe edemën e retinës, kryhet angiografia duke përdorur një ngjyrë që injektohet në venën e krahut.
TOMOGRAFIA OPTIKE KOHERENTE (OCT):
Imazhet e teknologjisë së lartë me anë të OCT-së, mundësojnë që retina dhe shtresat e saj të vizualizohen qartë. Ekzaminimi realizohet në atë mënyrë që, një rreze laseri udhëton mbi retinë në fraksione të sekondës dhe skanon strukturat e saj. Imazhet tregojnë, ndryshimet e mundshme të retinës në zonën e makulës – mCNV dhe edemën e retinës.
TOMOGRAFIA OPTIKE KOHERENTE (OCT)
TRAJTIMI I MIOPISË PATOLOGJIKE
Inhibitorët VEGF (frenuesit VEGF) janë krijuar si terapi për mCNV. Shihni seksionin e injeksioneve në zgavrën qelqore (intravitreale) për më shumë informacion.