SYRI I THATË

Sot, simptoma “syrit të thatë” është gjendja më e shpeshtë në oftalmologji. Sipas studimeve të fundit, afërsisht një në çdo pesë pacientë që vizitojnë oftalmologët kanë “sy të thatë”. Sëmundja është bërë gjithnjë e më e zakonshme gjatë viteve të fundit.

FILMI I LOTIT

Lotët tanë kanë shumë funksione. Ata duhet të mbajnë të lagësht kornenë dhe konjuktivën, t’i furnizojnë ato me oksigjen si dhe të zbutin dhe kompensojnë parregullsitë e vogla në korne. Përveç kësaj, lotët përmbajnë enzima dhe antitrupa që luftojnë çdo papastërti, baktere ose viruse që hyjnë në sy.

Filmi i lotit nxjerr jashtë edhe ndonjë trup të huaj. Ai shpërndahet në mënyrë të barabartë në sipërfaqen e kokërdhokut të syrit kur mbyllim sytë çdo 5 deri në 10 sekonda.

Për të qenë në gjendje të kryejë të gjitha këto funksione, filmi i lotit ka një strukturë shumë të ndërlikuar. Ai përbëhet nga tre përbërës: një shtresë mukoze, ujore dhe yndyrore.

SIMPTOMAT

Ndjesia e një trupi të huaj ose thatësia mund të rezultojë edhe në një ndjesi djegieje ose dhimbje. Në këtë rast, sytë do të jenë pothuajse gjithmonë të skuqur. Pas gjumit, pacientët kanë vështirësi në hapjen e syve. Inflamacionet kronike të skajit të qepallave mund të intensifikojnë simptomat. Disa pacientë ankohen gjithashtu për një rritje të prodhimit të lotëve, veçanërisht kur janë jashtë dhe fryen erë por edhe në ambiente të brendshme.

Në raste ku kërkohet korrigjimi i një gabimi refraktiv, pavarësisht syve të thatë, ne rekomandojmë kirurgji premium Femto Lasik ose PRK; megjithatë, duhet theksuar se simptomat e syrit të thatë mund të përkeqësohen pas një procedure të tillë.